E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” feston 7 Marsin

Me rastin e festës së 7 marsit universiteti jo publik Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi organizoi një aktivitet për të nderuar ikonat e arsimit emrin e të cilëve mban.

Duke nderuar rilindasit më me zë Rektori dhe dekani i këtij univeristi profesor Stefan Qirici theksoi se krahas tyre një vend të rëndësishëm zënë dhe motrat Qiriazi për ndihmesën që dhënë për zhvillimin e gjuhës shqipe.
 

Si çdo vit universiteti Sevasti dhe Prashqevi Qiriazi me rastin e 7 Marsit kujton me respekt dhe nderon rilindasit të cilët shkrin jetën e tyre kushtuar zhvillimit të gjuhës amtare dhe arsimimit të popullit shqiptar.

Motrat Qiriazi gjithashtu kujtohen për kontributin unikal si kërkesa e të drejtave dhe emancipimin e grave nëpërmjet arsimit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›