E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e mjedisit, Sekui: Përgjegjësi e sensibilizim

TIRANE- Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui ka kerkuar me shume sensibilizim dhe me shume pergjegjesi per mbrojtjen e mjedisit. Apeli vjen ne diten botërore të mjedisit, ku ambasadori ka qene i pranishem ne nje aktivitet zhvilluar nga Ministria e Mjedisit.

Kjo ditë është një apel për më shumë përgjegjësi për një Shqipëri të gjelbër. Kam besim që Shqipëria do të plotësojë kërkesat e BE-së për mjedisin dhe ne do t`ju mbështesim. Bashkimi Europian ka investuar 100 milionë euro për mjedisin në Shqipëri ndërsa shumë shpejt do të ketë edhe një projekt për trajtimin e ujrave ka theksuar ambasadori.

Ne fjalen e tij, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka bere me dije se shumë shpejt do të krijohet një inspektoriat për çështjet e mjedisit. Ai ka thene se ka filluar projekti i ndarjes së mbetjeve ndërsa ka shtuar se është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›