E Diel, 1 Nëntor 2026

Janinë, një shqiptare kapet me marijuanë

Marijuanë / foto arkiv

Një 24-vjeçare nga Shqipëria është kapur nga policia greke në Janinë me 110 kg marijuanë.

Policia greke ka konfirmuar se lënda narkotike vinte nga Gjirokastra dhe se bëhej fjalë për një grup trafikantësh që kishte kaluar edhe më parë drogë për në kufirin grek.

Droga ishte ndarë në katër çanta dhe u kap në aksin rrugor Kefalovris-Janinë. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptares. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›