Belgjika mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Haxhinasto shtroi nevojën e materializimit konkret të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
“Bashkëpunimi në fushën ekonomike kërkon një vëmendje më të madhe, dhe me këtë synim, në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet edhe forumi ekonomik. Shqipëria është vend i mundësive konkrete për investime në fusha të tilla si energjia, agrobiznesi në fushën e industrisë ushqimore, turizëm, transport, etj”, tha Haxhinasto. Po ashtu, ai kërkoi që të përfundojnë procedurat për ratifikimin e marrëveshjeve që janë tashmë nënshkruar, por që presin ratifikimin nga Belgjika. Kryetarja e Senatit belg nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike e tregtare.
Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i senatit dhe kryetar i Bashkisë së Liezhit, z. Willy Demeyer, ku u ra dakord që të fillojnë procedurat për binjakëzim të qytetit të Liezhit me qytetin e Elbasanit. Gjithashtu, shefi i diplomacisë shqiptare pati një takim edhe me zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders, i cili theksoi se Belgjika, si një mbështetëse e zgjerimit të BE-së është në favor të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe me vende të rajonit të Ballkanit.
Në këtë kuadër, ai tha se është e rëndësishme që vendet e BENELUX-it të ofrojnë modelin e tyre të bashkëpunimit për vendet e Ballkanit, e për këtë u ra dakord që të organizohen disa aktivitete në kuadër të Presidencës Shqiptare të KiE për realizimin e kësaj ideje. Nga ana e tij, Haxhinasto tha se me rëndësi mbetet përfundimi i bazës ligjore nëpërmjet konkludimit të marrëveshjeve që janë në proces, ndër të cilat ajo në fushën e sigurimeve shoqërore.
“Kjo marrëveshje do të ofrojë përfitime direkte për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Belgjikë, duke përmbushur edhe një nga objektivat e politikës sonë të jashtme për rritjen e kujdesit dhe asistencës më të madhe ndaj diasporës shqiptare kudo që jeton. Po ashtu, me interes janë edhe marrëveshjet në fushën e transportit rrugor dhe atij detar”, tha Haxhinasto. Në përfundim të takimit, dy zv/kryeministrat nënshkruan Protokollin për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme, e cila ofron një platformë për një bashkëpunim më të ngushtë institucional midis dy ministrive për çështje me interes të ndërsjellë. /Start/
2012-06-05 10:07