E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e pare e Pacollit president. Homazhe Rugoves dhe Jasharit

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ditën e parë të punës e ka nisur me homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Pas homazheve Pacolli i ka bërë një vizitë edhe familjes Rugova ku është shprehur i gatshëm të vazhdoi rrugën e Presidentit historik për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Isha në rezidencën e Presidentit historik të Kosovës për të dëshmuar se jam më së i përgatitur të coi përpara idenë e tij për forcimin e shtetit të pavarur të  Kosovës. Ka shumë punë për të bërë dhe unë asnjëherë nuk kam qenë ma i gatshëm se tani për të vepruar” tha Pacolli.

I pyetur nga gazetarët se a do të arrijë të jetë faktor i unitetit, pasi tri partitë opozitare kundërshtuan zgjedhjen e tij në këtë post,  Pacolli u shpreh: “ “Sigurisht populli i Kosovës është i unifikum  dhe do të jetë i unifikuar”.

Presidenti i ri ka bërë homazhe edhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, në vendlindjen e Ramush Haradinajt dhe tek varri i Komandantit  Zahir Pajaziti në Orllan të Podujevës.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›