E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho shperthen ne akuza

Mes akuzash për arbitrimin e ndeshjes dhe optimizmit se skuadra e tij do të kualifikohet për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka komentuar barazimin 1-1 në fushën e Olimpikut të Lionit. Madrilenët kanë vuajtur edhe një herë ndaj formacionit vendas, ndërsa tekniku portugez është shprehur i bindur te suksesi në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

“Të gjithë, përvec arbitrit nuk e panë që Gurkuf e preku topin me dorë dhe ishte penallti. Gjithsesi, dua të them se Lioni është një skuadër e fortë. Meritonim të fitonim dhe jam i bindur se do ta bëjmë këtë në ndeshjen e ardhshme”, ka bërë të ditur Jose Mourinho, i cili sezonin e fundit arriti të fitonte Ligën e Kampioneve në krye të pankinës së Interit.

Nuk dorëzohet trajneri i Olimpikut të Lionit, Claude Pyel, i cili besonm ende te kualifikimi i skuadrës së tij. "Arsyeja që më bën të lumtur është mënyra se si arritëm të reagonim pas golit të pësuar. Me këtë barazim mendoj se i kemi dhënë vetes mundësinë për t’u kualifikuar në Madrid”, është shprehur trajneri francez i cili sezonin e fundit arriti në gjysmëfinale duke eliminuar pikërisht Realin e Madridit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›