SHBA 8 maji test per Shqiperine. Arvizu Te respektohet vota

Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë zgjedhjet e këtij viti ndër më të rëndësishmet për të ardhmen e vendit. Nga rezidenca amerikane në Sauk, ambasadori Aleksandër Arvizu së bashku me diplomatët e Bashkimit Europian dhe të OSBE-së të akredituar në Tiranë, i kanë kërkuar politikanëve një fushatë konkuruese, gjithpërfshirëse.
“Vëzhgimi është pjesa kryesore e ditës së zgjedhjeve dhe ndihmon në sigurimin që ato të jenë të besueshme si dhe në përputhje me frymën dhe gërmën e ligjit. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. ne presim që të shohim konkurrencë dhe fushatë zgjedhore mes shumë partive që përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme. Zhvillimi i fushatës është pjesë e procesit demokratik dhe është i nevojshëm. Qytetarët duhet të dëgjojnë ç’ka thonë politikanët dhe çfarë përfaqësojnë në mënyrë që të marrin vendimet e duhura” tha Arvizu.
Gjatë kohës kur ambasadori njoftonte dhënien e 360 mijë dollarëve për vëzhgimin e zgjedhjeve, në rezidencën amerikane ishin të pranishëm deputete të PS dhe PD-së. Fondi do të shkojë për organizata joqeveritare monitoruese të 8 majit.
“Nëse quheni Sali Berisha keni një votë. Edhe Edi Rama, ka një votë, po ashtu dhe Ina Rama dhe Luan Rama. Apeli im për qytetarët shqiptarë është vota juaj ka vlerë. Po ashtu është e rëndësishme për partitë politike t'i ofrojnë qyetarëve shqiptarë një mundësi zgjedhjeje për zgjedhjet vendore sepse ato janë zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. kjo është arsyeja pse shba kanë vendosur të japin fonde për to” tha Arvizu.
Diplomati amerikan njoftoi gjithashtu dhe hapjen e një konkursi në Facebook për sloganin më të mirë të këtyre zgjedhjeve, për fituesit e të cilit do të ketë dhe një cmim.
Elona Gjylmi