Dita e pare e shkolles Policia e Tiranes merr masa per proces te sigurt arsimor
Në pritje të fillimit të vitit të ri shkollor që është vendosur të nisën të hënë, Policia e Tiranës ka nisur vënien në zbatim të planit të detajuar të masave për të garantuar prindërit, mësuesit e nxënësit për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkolla.
Shërbime të patrullave të përgjithshme janë planifikuar të monitorojnë dhe patrullojnë zonat pranë shkollave.
Ndërsa oficerët e antidrogës dhe agjentë të hetimit të krimeve do të mbajnë në mbikëqyrje zonat për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të implikimit të adoleshentëve në aktivitete të ndryshme kriminale.
Një vend të rëndësishëm në planin e masave i kushtohet bashkëpunimit me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetin e prindërve, nxënësit, si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore në shërbim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike në shkolla dhe pranë tyre,
Dhënien e ndihmës për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundra-vajtësve, kryesisht për kundra-vajtjet për shpejtësi tej normave te lejuara.
Identifikimit dhe kontrollit të elementëve me precedentë penal, që cenojnë rendin e qetësinë publike, apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale.
Si dhe intensifikimi i masave ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla, apo në ambientet përreth tyre.
Sipas policisë, masat konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve për kontrollin e plotë të territorit, si dhe në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve në Qarkun e Tiranës.