Frattini: Serbia në BE më mirë për Kosovën
ROMË- ''Sa më afër të jetë Serbia me Evropën, aq më të mëdha janë mundësitë për Kosovën'', deklaroi ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, sot gjatë një takimi, në Farnesina, me homologun e tij nga kosovar, Enver Hoxhaj.
''Mendimi ynë është që Serbia duhet ë inkurajohet më tej me dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE brenda këtij viti dhe më pas do të mund të nxitim Beogradin për më tepër ndërgjegjësim dhe përgjegjësi në veprimet e tij, rrjedhimisht Evropa do të mund të ndihmojë të dyja vendet'', sqaroi ministri Frattini.
''Ka ardhur koha për përfshirjen e Kosovës në të gjitha iniciativat që e afrojnë vendin më tepër me BE-së dhe është e nevojshme përcjellja e një mesazhi të qartë dhe të fortë për popullin e këtij vendi i cili duhet të mbështesë dhe ndihmojë në rrugën drejt Evropës, sepse Evropa nuk është vetëm një demokraci, por edhe liri veprimtarie ekonomike, liri qarkullimi e njerëzve dhe mallrave'', theksoi më tej kreu i diplomacisë italiane.
''Lidhur me situatën në veri të Kosovës, Evropa duhet të japë një kontribut më të ndjeshëm për dialog dhe për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të paanshme'', u shpreh me bindje ministri Frattini.
(m.a/ansa/BalkanWeb)