UISH Infermieret nen monitorim nis nga puna Task-Forca e specialisteve
Përgjatë gjithë muajit shtator, infermierët në të gjithë vendin do të jenë nën monitorimin e rreptë të një Task-Force specialistësh.
Për çdo shkelje profesionale apo mosrespektim të kodit etik, ndaj tyre do të merren masa që variojnë nga gjobat administrative në 1 milion lekë, deri në heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit.
Vetëm me fillimin e kontrolleve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, janë konstatuar 37 raste të cilat pritet t’i kalojnë për shqyrtim komisionit të gjykimit.
Ndërkohë, Urdhri i Infermierit ngre shqetësimin për përgatitjen profesionale të infermierëve të rinj, niveli i të cilëve sipas presidentit të UISH-së, Sabri Skënderi, lë për të dëshiruar.
Vetëm 55% e personelit dytësor në shëndetësi janë me arsim të lartë, pjesa tjetër kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe kurset dy-vjeçare.
Aktualisht, nëqendrat shëndetësore në vend janë të punësuar rreth 13 mijë e 280 infermierë.