Dita e parë e shkollës, ja problemet në disa shkolla
TIRANE – Rreth 600 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm duhet të uleshin sot në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor. Por një pjesë e tyre nuk kanë mundur të fillojnë mësimin, për shkak të problemeve të ndryshme që janë hasur në ditën e parë të shkollës.
Kështu në shkollën “Hoxha Tahsim” në Tiranë nuk ka nisur mësimi për klasën e parë, pasi drejtoria pretendon se nuk është plotësuar numri i nevojshëm i nxënësve as për një klasë. Fëmijët që ishin regjistruar janë paraqitur në shkollë, por janë detyruar të kthehen në shtëpi.
“Kemi bërë regjistrimin normalisht, nuk dinim gjë. Mësuesja deri të shtunën ka bërë regjistrime”,- shprehet një nga prindërit e fëmijëve.
Në shkollën “Hoxha Tahsim” prej 3 vitesh nuk ka klasë të parë.
Edhe fëmijët e familjeve rome tek “Pallati me Shigjeta” në Tiranë nuk kanë shkuar sot në shkollë. Prindërit e fëmijëve shprehen se nuk kanë mundur ti pajisin ata me mjetet e nevojshme për të nisur mësimin, për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetojnë.
Ndërkohë në Bulqizë, rreth 700 nxënës të gjimnazit nuk kanë nisur sot vitin e ri shkollor, për shkak se godina është ende në rikonstruksion. Sipas Drejtorisë Arsimore në Bulqizë, nisja e procesit mësimor do të shtyhet deri më 1 tetor.
Ndërkohë edhe në fshatin Plan i Bardhë në Mat, nuk kanë nisur kanë procesin mësimor për 32 nxënës, për shkak të kushteve të papranueshme. Megjithë denoncimin e kësaj problematike nga prindërit, për kushtet e në këtë shkollë, nuk është marrë asnjë masë. Prindërit denoncuan në “News 24 se kjo godinë në fakt më shumë se sa shkollë, i ngjan një stalle bagëtish dhe se komuna duhet të ndërhyjë për rikonstruksionin e saj.
(er.nu/BalkanWeb)