Lufta ndaj krimi, Tahiri mbledhkrerët e policisë, mungon Breçani
Të tjera rreth shkrimit Mbrëmë Tahiri vizitë "blic" në Kom. 3
TIRANË - Me të marrë detyrën, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri do të mbledhë të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariatëve të të gjithë vendit. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, në orën 13.00 ministri Tahiri do të mbledhë drejtorët e 12 qarqeve bashkë me vartësit e tyre në ambientet e hotel “Tirana”.
Në këtë takim, Tahiri do tu prezantojë drejtuesve të policisë, planin e masave për luftën kundër krimit, që për PS-në, aktualisht situata është e rëndë dhe në emergjencë.
Në këtë takim, ministri Tahiri do u prezantojë drejtuesve të Policisë së Shtetit programin e qeverisë për të vënë rendin dhe qetësinë në vend brenda 100 ditëve të para.
ORA 12.00 MBLEDHJA, NUK THIRRET ERZEN BREÇANI
Edhe pse është një nga drejtuesit e policisë së Tiranës, zëvëndësdrejtori Erzen Breçani, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen që ka thirrur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, me drejtuesit e Komisariateve.
Burime nga ministria kanë bërë të ditur për A1Report në orën 11.45 minuta se, Erzen Breçani nuk është thirrur në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 13.00 nga ministri Tahiri.
TAKIMI ME BURGAJN DHE VIZITA NË KOMISARIATIN 3
Situata e rënduar kriminale në vend ka shtyrë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në takim, që në orët e para të marrjes së detyrës prej tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku është diskutuar situata e rendit në vend.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)