Dita e pare e shkolles ne banka ulen 65 mije nxenes
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj u premton nxenesve me shume cilesi ne arsimin parauniversitar
Tafaj Kete vit ne shkollen e mesme jane regjistruar 90 e nxenesve qe perfunduan arsimin e detyruar
Per 64 5000 femije ne mbare Shqiperine sot eshte dita e pare e vitit shkollor 2010-2011 prej ketyre 42 mije ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Nje dite perpara nisjes zyrtarisht te vitit shkollor Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj ka uruar nxenesit duke u premtuar se cilesia e arsimit parauniversitar do te jete prioriteti i punes se tij.
Motoja e ketij viti do te jete arsim cilesor per te gjithe u shpreh ministri. Ne kete mesazh urimi Ministri i Arsimit pershendeti ne menyre te vecante maturantet per te cilet ky vit shkollor do te jete vija e finishit per arsimin parauniversitar dhe njekohesisht starti per ne universitet.
Ju do te perfundoni shkollen e mesme me Diplome te Gjimnazit cka perben nje standard te ri cilesie afer atij evropian. Kjo krijon edhe bazen per permbushjen e kritereve te njejta ne pranimet ne arsimin e larte publik dhe privat me kohe te plote dhe kohe te pjesshme -u shpreh ai.
Me tej ministri vazhdoi me nje pasqyre te pergjithshme te sistemit arsimor ne vendin tone duke mos lene menjane as mesuesit. Keshtu sipas te dhenave te MASH ky vit shkollor do te nise me 33 shkolla te rindertuara dhe te rikonstruktuara ne te gjithe vendin. Por kjo nuk do te thote se ka perfunduar epoka e shkolles me dy turne.
Tafaj pohoi se ende ka shkolla te mbipopulluar ne te cilat mesimi zhvillohet me turne. Te tilla ndodhen ne zonen e Kamzes Pakuqanit dhe ne Durres-u shpreh ministri duke mos e prekur pjesen kryeqytetase te problemit.
Me shume laboratore
Per kete fillim viti ne shume shkolla te sistemin e arsimit baze dhe ate te mesem jane bere gati per te mirepritur nxenesit rreth 350 laboratore te rinj te kimise biologjise dhe fizikes.
Po keshtu perdorimi i gjere te teknologjise se informacionit ne mesimdhenie ka bere qe ne disa shkolla te rritet numri i laboratoreve te informatikes. Kete vit pajisen me laboratorin e dyte te kompjutereve 150 shkolla te mesme dhe 9-vjecare. Pra ne kemi nisur fazen e dyte te pajisjes se shkollave me laboratoret e dyte te kompjutereve- u shpreh Ministri.
Premtimi
Ashtu sic ndodhe rendom ne cdo fillim pune edhe ne kete fillim viti shkollor nuk kane munguar premtimet. Detyra kryesore qe MASH i ka vene vetes per vitin 2010-2011 eshte nje cilesi me e mire ne sistemin arsimor. Cilesia nenkupton Permbajtje e mbeshtetur fort ne traditen e arsimit tone kombetar dhe zhvillimet e sotme nderkombetare -u shpreh Tafaj duke theksuar se vemendje e vecante do ti kushtohet reformes ne kurrikulen e arsimin baze dhe ate profesional.
Nder sfidat e tjera te MASH u renditen edhe rritja e numrit te femijeve qe shkojne ne kopsht nen moton cdo 5- vjecar ne kopsht si dhe rritja e numrit te nxenesve qe do te ndjekin shkollen e mesme.
do 15-16- vjecar te perfundoje arsimin e detyruar pra ate 9- vjecar dhe te kete mundesi te vijoje arsimin e mesem te pergjithshem ose ate profesional. Me kenaqesi mund tu deklaroj se kete vit eshte rritur regjistrimi i femijeve ne kopshtet e fshatit.
Regjistrimi ne shkollen e mesme deri tani ka arritur ne 90.6 te nxenesve qe perfunduan arsimin e detyruar. Ne arsimin profesional krahasuar me vitin e kaluar jane regjistruar deri tani 11 me shume nxenes ne vitin e pare. Rreth 600 nxenes jane regjistruar ne degen e IT-se qe perben rreth 10 te numrit total te nxenesve te regjistruar ne vitin e pare te arsimit profesional- perfundoi Tafaj.
Reforma ne arsim largohen mesuesit
Fjala e djeshme e Ministrit Tafaj nuk i eshte adresuar vetem nxenesve por edhe atyre qe ndjekin hap pas hapi procesin e te mesuarit mesuesve. Ministri i siguroi mesuesit e gjithe vendit se asnje prej tyre nuk do te pushohet nga puna.
Por largimet nga puna do te ndodhin ne raste kur konstatohen mbingarkesa ne organiken e shkolles -u shpreh Tafaj. Duke permendur edhe ceshtjen e mesuesve te punesuar me kontrata perkohshme ministri tha se ata mund te shkurtohen por per kete veprim kane qene te lajmeruar qe ne 1 janar te vitit 2010.
Nuk behet fjale per mesuesit definitive ashtu sikurse nje pjese e mesuesve me kontrate jane per mesues definitive ne perputhje me vendet e reja te punes qe jane krijuar -perfundoi zoti Tafaj.