Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
Ne Lezhe dy shkolla te reja jane ende ne ndertim dhe ne proces rikonstruksioni
Ne te gjitha shkollat e qarkut te Lezhes eshte degjuar qe ne oren 0745 zilja e pare e shkolles duke sinjalizuar keshtu fillimin e vitit te ri shkollor 2010-2011-te per afro 14 700 nxenes te arsimit parauniversitar ne te gjithe qarkun.
Ne ceremonine e zhvilluar ne shkollen 9-vjecare Gjergj Kastrioti te qytetit te Lezhes Drejtoresha e DAR Lezhe Shpresa Hoxha ka percjelle urimet per nje vit te mbare duke kerkuar edhe rritjen e pergjegjesise si per mesuesit ashtu edhe prinderit per te arsimuar dhe edukuar brezin e ri. Mesues dhe nxenes kane nisur vitin e ri mesimor me objektiva te reja per te arritur rezultate te mira dhe per te arsimuar dhe edukuar kete brez te ri.
Por kjo kulture dhe dije do te transmetohet nga ambientet te cilat pavaresisht nderhyrjeve vazhdojne te kene probleme serioze probleme keto te ngritura shpesh nga media jone por edhe nga specialiste te DAR-se dhe anetaret e Keshillit Bashkiak ne takimin e tyre me te fundit.
Nder keto shqetesime mund te vecohen Mungesa e rrethimit te shkollave hidroizolimi i tarracave te objekteve shkollore mungesa e sistemit te ngrohjes mosvenia ne funksion e konviktit per akomodimin e djemve te Shkolles se Mesme Profesionale Kolin Gjoka mungesa e bankave dhe karrigeve ne disa shkolla dhe amortizimi i tyre.
Gjendja e ambienteve te jashtme me e theksuara kjo tek shkolla 9-vjecare Gjergj Fishta ku oborri permbytet cdo vit si nga reshjet ashtu edhe nga ujerat e zeza.
Krahas ketyre nje tjeter problem eshte edhe mbipopullimi i klasave ku mesimi thuajse ne te gjitha shkollat e qytetit do te zhvillohet me turne. Vec kesaj oborret e disa shkollave ne qytet prej muajsh jane shnderruar ne kantiere ndertimi.
Ne afersi te shkolles 9-vjecare Gjergj Kastrioti ka nisur qe ne muajin mars 2010-te me financim prej 183.5 milione lekesh te Bankes Boterore ndertimi i shkolles se re 9-vjecare ku sipas kontrates punimet perfundojne brenda 15-muajsh per te hapur dyert shtatorin e 2011-te per nxenesit duke zgjidhur keshtu problemin e mbingarkesave ne shkolla.
Nderkohe ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak Lezhe te zhvilluar te premten ku ne fokus te saj ishte pikerisht gjendja dhe gatishmeria e objekteve shkollore per fillimin e vitit te ri mesimor 2010-2011-te perfshire ketu edhe objektet parashkollore nga kryetari i Bashkise se Lezhes Viktor Tushaj u ngrit si shqetesim pezullimi i punimeve per shkak te nje konflikti pronesie me truallin ku po ndertohet shkolla.
Punimet vazhdojne te jene te pezulluara. Fillimviti shkollor eshte shoqeruar edhe me nisjen e punimeve per ndertimin e gjimnazit te ri prane atij ekzistues me nje financim 1592 milione leke nga Banka Boterore. Ndertimi i ketyre 2 shkollave model jo vetem do te zgjidhe problemin e mbingarkesave ne shkolla por edhe zhvillimin e mesimit me turne. Lindita Kokaj