E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet priten me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa ne lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 8 deri 17°C;

Në zonat e ulëta 12 deri 26°C;

Dhe në bregdet 14 deri 25°C.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›