E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e te Reneve ne Shtetet e Bashkuara

Presidenti amerikan Barak Obama ka emeruar gjeneralin e ushtrise Martin Dempsey ne postin me te larte ushtarak ate te kryekomandantit te ushtrise.

Gjenerali Dempsey do te zevendesoi admiralin Mike Mullen mandati i te cilit mbaron ne muajin shtator. Emerimi i gjeneralit Dempsey ne postin e kryekomandantit te forcave ushtarake duhet te miratohet nga senati. Pritet qe ligjvenesit te miratojne emerimin e tij ne kete post.

Gjenerali Ray Odierno veteran i cili ka marre pjese ne tre turne ne luften e Irakut do te zevendesoj gjeneralin Dempsey ne postin e shefit te ushtrise.

Nderkohe presidenti Barak Obama nje dite pasi vizitoi qytetin Xhoplin te Mizurit i cili u shkaterrua nga ciklonet po nderon sot te renet ne luftrat e ndermarra nga Shtetet e Bashkuara.

Ne Shtetet  e Bashkuara e hena e fundit e muajit maj eshte dite feste kombetare dhe njihet si Dita Perkujtimore kur nderohen ata qe dhane jeten per vendin.

Presidenti i shoqeruar nga bashkeshortja e tij vuri nje kurore me lule ne Varrezat Kombetare ne Arlington prane Uashingtonit. Ne gjithe vendin po zhvillohen nje numer paradash dhe ceremoni perkujtimore.

Ne Uashington eshte bere tradite te parakalojne mijera motorcikleta  ne nje parade te vecante qe njihet si Gjemimi Rrokullises per te terhequr vemendjen te ushtaret te cilet kane humbur gjate sherbimit dhe ende nuk  u dihet fati.

Dita e te reneve u festua edhe ne Afganistan ku trupat amerikane atje mbajten nje minute heshtje per te nderuar me shume se 1 mije e 400 ushtare te vrare ne luftime qe nga vitit 2001.

Koment ku pasqyrohen idealet dhe institucionet amerikane

Si shume vende te tjera Shtetet e Bashkuara nderojne cdo vit ata qe kane dhene jeten gjate sherbimit ushtarak per mbrojtjen e vendit. Kjo tradite eshte e lashte dhe rikujton nje thenie te burreshtetasit athinas Perikliut se te renet ne lufte jane burra te vlefshem dhe se te gjallet nuk ka pse te hiqen si me madheshtore.

Te henen me 30 maj ne Diten Perkujtimore ne mbare Ameriken do te kete fjalime me po ate motiv dhe do te mbahet nje minute heshtje. Ashtu si lulekuqet ne fushat e Flandres flamuj te vegjel do te mbulojne varret e ushtareve te kombit dhe familjaret e te reneve do te ndalen per ti perkujtuar ata.

Me shume se ceremonine dita pasqyron borxhin qe te gjallet ndiejne ndaj atyre amerikaneve qe u flijuan per te ruajtur lirine e vendit te tyre. Disa rane ne beteje disa vdiqen nga semundjet. Te tjere u treten ne burgje te huaja dhe nuk u kthyen kurre. Shume nga ta rane ne lule te rinise duke mbrojtur idealet dhe lirite e vendit te tyre mbase para se te arrinin qe ti gezonin ato plotesisht. Qindra e mijera dhane jeten duke luftuar per te cliruar edhe te tjeret ne Afriken Veriore Evrope Paqesor Azi dhe Lindjen e Mesme.

Dita Perkujtimore nuk nderon nje beteje apo lufte te vetme. Kuptimi i saj kapercen monumentet madheshtore. Ajo shenon ne radhe te pare bindjen e nje kombi mirenjohes se jetet e dhena dhe gjaku i derdhur ne mbrojtjen e lirive te vendit nuk jane flijuar kot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›