E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e trete e grevës ne Bulqizë

Tek ata janë theksuar problemet, kryesisht ulje tensioni, dhimbje koke e stomaku. Megjithatë, ata nuk kane pranuar ndihme mjekësore dhe deklarojnë se nuk do te dalin nga vendi i ngujimit nëse kompania “ACR” nuk plotëson 5 kërkesat e vena: rritje page, ulje te moshës se pensionit, përmirësim te kushteve te punës dhe shtimin e investimeve, heqjen e taksës se dyfishte dhe largimin e firmave te palicensuara nga miniera. Ndërsa mbi toke minatorët e tjerë, bashke me familjaret dhe qytetare te Bulqizës, vazhdojnë protestat. Te mbështetur nga sindikatat ata janë te vendosur te mos i kthehen punës nëse nuk ka reagime pozitive nga kompania koncensionare. Puna ne minierën e Bulqizës është bllokuar prej tre javësh nga protestat dhe greva e minatorëve. Ndërkohë, kompania qe administron minierën e kromit ende nuk ka dhënë sinjale për negociata apo zgjidhje kërkesash. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›