Politika me pushime deri ne shtator
Sipas analistit Frrok Çupi, deri ne muajin shtator nuk do te ketë lëvizje interesante ne skenën politike, pasi opozita do ta përdorë këtë periudhe për tu përgatitur për kursin e ri qe është lajmëruar me pare nga lideri Rama. Ndërsa analisti Eduard Zaloshnja thotë se pas periudhës se pushimeve me nisjen e sezonit te ri politik, fati i ndryshimeve kushtetuese do te përcaktojë zhvillimet kryesore ne skenën politike. I vetmi institucion qe pritet te punoje edhe gjate periudhës se muajit gusht do te jete qeveria por edhe ne mbledhjet e saj me shume do te jene te pranishëm zv/ministrat se sa titullarët e dikastereve. Qetësia e muajit gusht do te përgatisë palët qe ne shtator te mbrojnë kauzat respektive e te zgjidhin problemet qe u lanë pezull gjate stinës politike qe kaluam.
Shiko kroniken video