E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gwyneth Paltrow tani edhe këngëtare

Gwyneth Paltrow po ndjek hapat e bashkëshortit te saj, një këngëtar i muzikës rrok. Ajo se shpejti pritet te dale ne treg me një tjetër imazh, atë te një këngëtareje. Se fundmi, aktorja e famshme e Hollivudit ka nënshkruar një kontrate prej 800 mije eurosh me studion ?Atlantic? për te regjistruar albumin e saj te pare muzikor. Aktorja tërhoqi vëmendjen e studiove muzikore pas rolit te saj ne filmin ?Country Song? dhe pas performancave ne ?Grammy Awards? dhe ne ?Oscar?. Një nga këngët e para qe është regjistruar për albumin e ri, është edhe kolona zanore e filmit ?Country song?. Ky do te jete albumi i pare muzikor për Gwyneth Paltrow, e cila është e martuar me vokalistin e grupit Coldplay, Chris Martin. Ne fakt, ne një interviste, Paltrow ka deklaruar se kjo është edhe një mënyrë shume e mire për te shpëtuar martesën e saj, për shkak se çifti nuk ka shume kohe për te kaluar se bashku.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›