E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e grevës së urisë, rëndohet gjendja e banorëve. Mjeku:Po i mbajmë nën kontroll

Gazeta Shqip

GREVA-MBULIM-25_1Ka hyrë në ditën e tretë greva e urisë e përfaqësuesve të 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga përmbarimi privat në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet. Gjendja shëndetësore e grevistëve po vjen duke u rënduar, ndërkohë që autoambulanca ka shkruar 3 herë në ambientet e grevës. Mjeku Fatos Karaulli deklaroi për mediat se grevistët duhet të marrin mjekim të vazhdueshëm, ndërkohë që garantoi se ata do të mbahen nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha.

Anëtarët e 14 familjeve, që u nxorën jashtë nga pallati i tyre, nga përmbarimi privat nisën grevën e urisë mesditën e së enjtes, rreth banesës së tyre në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi. Familjarët deklaruan se ishin të pashpresë dhe nuk kishin mënyrë tjetër për tu strehuar. Grevistët deklarojnë se do të qëndrojnë në këtë grevë, deri sa ti jepet një zgjidhje problemit të tyre. Banorët kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe tu japë një banesë, sepse nuk kanë as mundësinë për të marrë një kredi.

Ditën e djeshme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u ka ofruar ndihmën e bashkisë për sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira për tre muaj, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë me 3 programet për strehim. Por banorët nuk kanë pranuar dhe janë shprehur të bindur të vijojnë grevën e urisë.

27 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dita e tretë e grevës së urisë, rëndohet gjendja e banorëve. Mjeku:Po i mbajmë nën kontroll burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›