Korçë, plagoset me thikë 51 vjeçari, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojan të rrethit të Korçës. Sipas burimeve të policisë shtetasi Edison Demiri 24 vjeç pas një grindje ka qëlluar me thikë bashkëfshatarin e tij. Muhamer Spahiu 51 vjeç është qëlluar disa herë me thikë duke marrë dëmtime të rënda në trup. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit të Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes për të cilin rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje dhe ka filluar menjeherë ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.