E Martë, 3 Nëntor 2026

“Dita e zemërimit”, Izraeli thirrje shtetasve të saj: Bëni kujdes, Hamasi mund t’ju godasë në çdo vend të botës

Ministria e Jashtme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje të gjithë izraelitëve që qëndrojnë jashtë vendit që të kenë kujdes të shtuar ditën e nesërme, duke përmendur thirrjen e grupit terrorist Hamas për mbështetësit e tij në mbarë botën për të marrë pjesë në “ditën e zemërimit”.

Sipas deklaratës së qeverisë izraelite, pritet të përfshijë tentativa për sulme ndaj izraelitëve dhe hebrenjve dhe mitingje që mund të bëhen të dhunshme, shkruan Israel Times. 

Izraelitëve jashtë vendit u rekomandohet të “tregojnë vigjilencë, të qëndrojnë larg protestave dhe demonstratave dhe nëse është e mundur të marrin përditësime nga forcat lokale të sigurisë në lidhje me protestat e mundshme dhe incidentet e trazirave rreth tyre”.

Raportet e mediave izraelite thonë se nesër do të rritet siguria në ambasadat izraelite në mbarë botën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›