E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e zgjedhjeve qytetaret ne lokale e pishina

Hedhja e votës në kuti ka qenë mendimi i parë i qytetarëve. Por, ata nuk kanë harruar se sot është një ditë pushimi me diell. Ndaj duhej shfrytëzuar për t’u argëtuar me shoqëri a familje. ABC Neës ka parë mes qytetarëve dëshirën për një të ardhme më të mirë, por edhe për të shijuar një ditë normale pushimi.

E ardhmja e shqiptarëve është në dorë të tyre dhe pikërisht për këtë kanë vendosur ta fillojnë ditën duke iu drejtuar qendrave të votimit.

Qytetarët e Tiranës i kanë dhënë kasaj dite pikërisht atë që duhet: votën, qetësinë dhe dashurinë për miqtë e familjen.

Ata nuk kanë harruar së sot është ditë e diel, dhe kur më mirë se sot, pasi kanë kanë dhënë vendimin e tyre t’I drejtohen relaksit.

Edhe votuesit për herë të parë dëshirojnë një ditë të qetë e një të ardhme më të mirë.

Ndërsa konsumojnë një pije të freskët në lokal, qytetarët ndjekin të rejat e ditës përmes ekranit.

Të tjerë kanë menduar ta shijojnë më shumë ditën, duke iu drejtuar pishinave

Për prindërit janë detyra të këndshme, si verdikti për të zgjedhur drejtuesit e ardhshëm, edhe ai për të argëtuar fëmijët.

Për të tjerë, pushimet janë më të rëndësishme se verdikti i votës.
Kjo është një ditë e bukur, ku gëzojmë të drejtën për të marrë vendime për të ardhmen, krahas rrezeve të ngrohta të diellit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›