E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Te shqetesuar per ngjarjen qe ndodhi sot ne Lac Shpresojme qe ky te jete nje rast i izoluar

Kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui janë takuar në selinë e LSI-së me kryetarin Ilir Meta.
Nga selia e kësaj partie kreu i delegacionit të PE-së deklaroi se shpreson që Shqipëria të ecë shpejt drejt rrugës së saj të integrimit evropian dhe forcat politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit pas zgjedhjeve. Ai shprehu shqetësimin për ngjarjen e ndohdur në Laç.
Ne jemi shumë të shqetësuar kur morëm vesh për sa përket incidentit tragjik në Laç dhe do të donim që në çdo rast, dhuna duhet të ketë një përgjigje të sigurt dhe të vendosur për të mos u përsëritur. Ne shpresojmë që ky incident tragjik, me vdekjen e një qytetari, të jetë një rast i izoluar dhe shpresojmë që autoritetet përkatëse të bëjnë çfarë është e mundur që të zbardhet sa më shpejt ky rast në mënyrë objektive"- u shpreh Kukan.

Më herët kreu i delegacionit të PE-së Kukan u takua me kreun e opozitës Edi Rama, nga ku nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›