Vijon procesi i numerimit te votave per perberjen e Kuvendit te ri

Pas mbylljes se procesit i votimit ne te gjitha qendrat e votimit, nisi trasportimi i materialeve zgjedhore drejt komisioneve te numerimit, porces i cili, ne baze te ligjit u shoqerua nga Policia e Shtetit. Tashme ne te gjitha Vendet e Numërimit të Votave ka nisur numerimi i votave, per te nxjerre dhe rezultatet per perberjen e Kuvendit te ri.
Permes deklarates per shtyp Policia e Shtetit beri me dije lidhur me përfundimin e procesit te shoqërimit dhe dorezimit te te gjitha të materialeve zgjedhore në Vendet e Numërimit të Votave. Sipas Policise, gjatë gjithë procesit të shoqërimit të kutive të votimit nuk është evidentuar asnjë incident dhe dorëzimi i tyre nga punonjësit e policisë është bërë konform akteve ligjore duke marrë dhe procesverbalet përkatëse. Të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit aktualisht janë angazhuar dhe kanë marrë një sërë masash për sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave. Gjithsej janë marrë në ruajtje 89 VNV në të gjithë vendin. - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 18 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër 4 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 9 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 7 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 10 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë 8 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës 3 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 3 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 8 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier 10 VNV, - Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat 5 VNV, - Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë 4 VNV, "Çdo veprim i punonjësve të policisë do të realizohet bazuar në Vendimet e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor në përputhje të plotë me dispozitat e legjislacionit zgjedhor. Policia e Shtetit do të vijojë përmbushjen e detyrave që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor me të njëjtin angazhim maksimal, duke vepruar me profesionalizëm dhe duke respektuar me korrektësi ligjin", thuhej ne deklaraten per shtyp.