E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita kundër Azbestit, Vasili: Asnjë kompromis ndaj tij

Azbesti është një lëndë që është përcaktuar si një prej shkaktarëve kryesore të kancerit dhe pikërisht për këtë nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj tij.
 

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e deklaroi këtë fakt në aktivitetin e realizuar me rastin e Ditës Botërore kundër Azbestit.
Kreu i shëndetësisë premtoi se do të shkatërrohet e gjithë sasia e kësaj substance që ndodhet në vendin tonë dhe do të ndalohet hyrja e materialeve që përmbajnë Azbest.
 

Azbesti është një substancë kimike toksike që është përdorur drejtpërdrejt ose tërthorazi në qindra produkte në të gjithë globin.
Ajo është e papërshtatshme për qeniet njerëzore që kanë ekspozim të tepërt të Azbestit.
 

Kjo mund të shkatojë një kancer të rrallë që ndikon në dëmtimin e mushkërive, barkut dhe zemrës si dhe sëmundjeve të tjera.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›