E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një Tiranë të pastër, Bashkia: Penalitete për ndotësit

Penalitete dhe denoncime për të gjithë ata persona që ndotin ambjentin.

Bashkia e Tiranës në Bashkëpunim me Korpusin e Vullnetarëve organizuan një fushatë sensibilizuese që synon nxitjen e qytetarëve për denoncimin e atyre personave që ndotin mjedisin.

Sipas nën.kryetares së Bashkisë Jorida Tabaku do të vendosen edhe penalitete në raste shkeljesh.

“Ne po bëjmë përpjekje që kjo fushatë të kthehet në një kulturë të përgjithshme. Fondet do të shfrytëzohen sa më miërë që të jetë mundur, do te vendosen 2000 kosha në të gjithë Tiranën. Ka filluar pastrimi i të gjithë vendeve, duhet bashkëpunim më i ngushtë midis policisë bashkiake, minibashkive dhe komuniteteve. Po punojmë edhe me ndergjegjësimin e fëmijëve nëpër shkolla, por duhet të ndërgjegjësojmë edhe komuitetin për të realizuar objektivin kryesor për një Tiranë të pastër. Po pregatisim plan afatgjatë dhe afatshkurtër. Ftoj edhe qytetarët të bëjnë denoncimet në rast se shohin apo konstatojnë shkelje, të denoncojnë” – tha ajo.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile Mentor Kikia kërkoi kontributin e qytetarëve për një mjedis të pastër.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dy numra, ku gjithkush që është dëshmitar i ndotjes ose dëmtimit të mjedisit mund të denoncojë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›