Dita kundër homofobisë, BE: Shqetësim, 1/4 u dhunua në 5 vitet e fundit
Evropë- Një e katërta e njerëzve homoseksualë të anketuar në një sondazh të madh në Bashkimin Evropian, BE, thonë se ata kanë qenë të nënshtruar ndaj sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme në pesë vitet e fundit.
Të anketuarit më të varfër dhe më të rinj kishin më shumë të ngjarë të përballen me diskriminim për shkak të seksualitetit të tyre, gjeti studimi.
Agjencia për të Drejtat Themelore në BE ka anketuar 93.000 njerëz në union dhe Kroaci nën atë që e quajnë studimi më i plotë në llojin e vet.
E premtja shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë. Anketa tregon disa trende shqetësuese, thotë BBC-ja nga Haga, ku rreth 300 politikanë dhe ekspertë janë mbledhur për të diskutuar politikat e reja evropiane për të ndalur homofobinë.
Rreth 26% e të anketuarve dhe 35% e të anketuarve transeksualë thanë se ata kishin qenë të sulmuar apo kërcënuar me dhunë në pesë vitet e fundit Shumica e urrejtjes dhe e sulmeve të raportuara ndodhën në publik dhe janë kryer nga më shumë se një person, me sulmuesit kryesisht të femra.
Më shumë se gjysma e atyre që thanë se kishin qenë të sulmuar nuk e raportojnë incidentin tek autoritetet, duke besuar se asnjë veprim nuk do të merret. Gjysma e të anketuarve thanë se ishin ndier të diskriminuar personalisht në vitin para studimit, megjithëse 90% nuk kanë raportuar diskriminim. Rreth 20% e të anketuarve homoseksualë ose biseksualë dhe 29% e të anketuarve transeksualë thanë se kishin pësuar diskriminim në punë ose kur kërkonin për një punë.
Sakaq dy të tretat e të anketuarve thanë se ata ishin përpjekur për të fshehur ose maskuar seksualitetin e tyre në shkollë. FRA-ja shpreson që gjetjet do të ndihmojnë hartuesit e politikave për të synuar më mirë punën e tyre në promovimin e të drejtave të personave LGBT.
Dorina Bilbili/IDEA/