E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: As Kosovën, as vetëvrasje. Nuk qajmë edhe po su futëm në BE

nikoliqqqqqBeograd- Vetëm tre ditë para së dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë Thaçi- Daçiç të takohen në Bruksel për të folur për arritjen e një plan zbatimi të marrëveshjes së 19 prillit, presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se nuk do ti bëjë përshtypje nëse BE-ja nuk ja jep datën e negociimit për anëtarësim.

Serbia nuk duhet të vajtojë nëse nuk e marrim datën e negocimit për anëtarësim në BE,- ka thënë Nikoliç për TV Prva të Beogradit.

Kur është pyetur se çfarë përgjigje do ti jepte ministrit të Jashtëm gjerman për situatën me Kosovën, ai tha: Gjermania do të duhej ta kuptonte se nuk ia vlen që me shantazhe të na detyrojë tia presim vetes venet ose të bëjmë vetëvrasje. Kosovën e Metohinë nuk e japim. Kurse Bundestagu le ta mendojë se sikur bëhej fjalë për Gjermaninë çfarë vendimi do të merrte, i ka thënë presidenti serb,

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, do ta vizitojë të hënën Beogradin dhe Prishtinën. Mediat serbe shkruajnë se vizita e Vestervelles mund të jetë kërcënuese për Serbinë.
A është vizita e Westerwelles në kryeqytetin serbe kërcënim apo mbështetje për Serbinë, shtron pyetjen agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug.

Ardhja e Vestervelles gjithmonë është ngjarja kryesore në politike nga ku mund të varet shumëçka, kurse kjo vizitë, në një moment të nxehtë politik, një ditë para takimit në Bruksel të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe para vendimit të Bundestagut për dritën jeshile për dhënien e datës për fillimin e negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, tregon edhe seriozitetin edhe situatën e brishtë, por, duket, edhe qëllimin e Berlinit për fillimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug.

Gjermania ka përsëritur disa herë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para se ti plotësojë kushtet e kërkuara, njëri prej të cilave mbetet normalizimi i raporteve me Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›