E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve – Autoriteti i Dosjeve, simpozium dhe ekspozitë në Pogradec

Gjatë periudhës ku Shqipëria ishte komplet e izoluar mbi 15 mijë persona kanë mundur të kalojnë kufirin e izoluar të vendit. Sot në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve u zhvillua një simpozium me temë “ Kufijtë e Diktaturës”.

Kuadri Ligjor dhe Institucional në Shqipërinë Komuniste”. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin familjare dhe persona të cilët mundën të thyejnë kufijtë për të kaluar në shtetet fqinje. Gentiana Sula, kryetare e autoritetit të dosjeve foli për arsyet që zgjodhën zonën e Korçës për të zhvilluar këtë simpozium si një ndër zonat ku ka pasur arratisje më të shumta. Ajo ka hedhur dritë dhe mbi të dhënat që autoriteti ka në lidhje me kalimet e të arratisurve në kufi.

16 veta u arratisën nga Pogradeci nëpërmjet një varkë të improvizuar, ndër ta është edhe Etem Fezollari një prej ideatorëve të arratisjes i cili tregon ngjarjen dhe thotë se ka dhe prej atyre njerëzve që mund ti shpëtojnë diktaturës.

Beqir Arifcaushaj është një tjetër i arratisur i cili mundi të sfidonte diktaturën duke kaluar kufirin që mbrohej me ushtarë.

Në hyrje të simpoziumit u paraqiten piktura me thënie nga të mbijetuarit që munden të kalonin kufirin dhe një sërë botimesh të dedikuara për ta.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›