E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali “Bilbilat e Labërisë” – Edicioni i parë me 18 grupe nga të gjitha trojet shqiptare

Në Tepelenë është  çelur mbrëmë edicioni i parë i festivalit folklorik “Bilbilat e Labërisë”. Për dy netë me radhë në fshatin Bënçë 18 grupe artistike folklorike do të shpalosin vallet dhe këngët më të mira të trashëgimisë kulturore të Labërisë dhe jo vetëm.

Në natën e parë të këtij festivali, artistët që performuan u shprehën të lumtur që po prezantojnë këto vlera të mëdha të folkut.

E veçanta e këtij evenimenti artistik është se po organizohet në veprën monumentale të Akuaduktit të Ali Pashës, e cila ka për qëllim të gjallërojë jetën kulturore ,artistike dhe etnografike në trevën e Labërisë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›