“Dita pa makina”, Basha thirrje qytetarëve të përdorin biçikletat

Në kuadër të ditës botërore pa makina, bashkia e Tiranës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që t`i kthehen përdorimit të biçikletave si një mjet mjaft të shëndetshëm.
Këtë javë është java ndërkombëtare për përdorimin e sa më pak makinave në Europë. Për Shqipërinë kjo është një utopi por ajo që nuk është një utopi është përparimi i bashkisë për shtrimin e sa më shumë rrugëve për biçikletat. Deri më tani janë shtruar 20 km rrugë për biçikletat ndërsa deri në fund të vitit do të shtrohen 24 km korsi të dedikuara për biçikletat” theksoi Basha.
Gjithashtu Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që t`i përdorin me efiçencë dhe me kursim automjetet e tyre dhe t`I kthehen përdorimit të biçikletave si një alternativë e mirë tranporti por edhe si një mjet i shëndetshëm.