E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, një grua kërcënon se do të vetëdigjet

Një grua kërcënon t`i japë fund jetës duke u djegur. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë Spitalit të Fëmijëve në kreyqytet, ku shtetasja Donika Bastriu kërcënon se do të vetëflijohet duke u djegur në banesën e saj.
 

Sipas informacioneve, shkak për këtë është mospagesa që gruaja nuk i ka bërë këstis së kredisë dhe për këtë do t`i sekuestrohej apartamenti.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilat po negociojnë me gruan në mënyrë që ajo të mos e ndërmarrë këtë hap tragjik për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›