Dita zero

Kosova nuk e ka Ortofoton e qytetit, e cila do të mundësonte gjetjen e adresave të rrugëve në mënyrë elektronike, por edhe gjendjen aktuale të qytetit. Hera e fundit që është bërë fotografimi i Prishtinës në detaje është viti 1980.
Pas përfundimit të luftës edhe KFOR-i ka bërë fotografimin e Prishtinës por jo në mënyrë të detajizuar. Në kushtet e mungesës së theksuar të informacionit hartografik, komuna nuk është e vetëdijshme se sa është degraduar pamja e Prishtinës nga ndërtimet pa leje.
Muhamet Gashi, zëdhënës i KK të Prishtinës tregon se nuk ishte koha e pasluftës viti i fundit kur Prishtina është fotografuar.
“Edhe vitin e kaluar është bërë një incizim i Prishtinës i cili është promovuar për publikun. Por, me miratimin e rregullues për trajtimin e objekteve pa leje dhe nxjerrjen e manualit i cili ka dalë para disa muajve, parashihet që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të porositet një fotografim i Prishtinës në detaje prej satelitëve, për gjendjen e përgjithshme të qytetit, përfshirë edhe ndërtimet pa leje”, tha Gashi për Express.
Sipas tij kjo ditë do të ketë edhe një emër të veçantë. “Nuk jam i sigurt se si do pagëzohet kjo ditë, jemi në mes të emrit “Dita zero” ose “Dita D”, kjo sepse gjithçka nis nga fillimi” shpjegon Gashi i cili tregon se nga kjo ditë do të jetë një trajtim tjetër për ndërtimet të cilat janë bërë pa lejen e komunës.
“Prej kësaj dite ndërtimet që kanë qenë më herët do të kenë një afat të caktuar për aplikim për ndërtimin që është bërë. Ndërsa nga ajo ditë kur të bëhet fotografimi, ato ndërtime që bëhen nuk do të kenë mundësi as të hyjnë në trajtim për legalizim edhepse ekziston manuali për legalizimin e objekteve pa leje. E gjithë kjo sepse nga ajo fotografi komuna do ta përcjell gjendjen e qytetit”, përfundon Gashi.
Ndërsa sipas Valdet Osmanit, drejtor i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk e ndalon as manuali e as fotografimi i Prishtinës.
“Ndërtimet pa leje nuk mund të ndalohen nga një fotografi që i bëhet qytetit, atë e ndalojnë njerëzit, proceset se si merret një leje për ndërtim dhe transparenca në marrjen e kësaj leje. Mirëpo ajo i ndihmon shumë planifikimit në të ardhmen për komunën. Një fotografim i tillë do të duhej të ishte më herët, jo vetëm Prishtina por çdo qytet, sepse kjo është pika referuese për zhvillimin e një komunë në të ardhmen”, tregon Osmani për Express.
Edhe Shemsi Veseli, shef i grupit parlamentar i PDK-së në KK të Prishtinës nuk sheh ndonjë përparim të komunës edhe nëse bëhet incizimi i Prishtinës.
“Me gjithë meritën që fotografimi i qytetit e ka është më shumë hedhje e hirit në sytë e opinionit. Kjo punë bëhet vetëm për të blerë kohë në mosangazhimin e punëve të udhëheqjes komunale sidomos në raport me ndërtimet pa leje. Me një fjalë, e gjithë kjo është për të fituar poena politik, sepse fakti që incizohet Prishtina nuk do të thotë që këto ndërtime do të ndalohen”, shprehet Veseli për Express.
Ai fajëson Drejtoratin për Planifikim dhe Urbanizëm dhe inspektoratin e Komunës, lidhur me kaosin e shkaktuar në qytet.
“Për të ndaluar këtë fenomen duhet të hyj në veprim inspekcioni. Po e them këtë se kurrë nuk kemi pas ndonjë raport ku përcaktohen pikat të cilat e kanë lejuar një ndërtim, e ku inspekcioni ka qenë aty për të kontrolluar punën”, tregon Veseli.
Megjithatë ai ka një shpresë. “Të gjithë po e shohin këtë degradim kaq të madh të qytetit dhe këtë kaos që është krijuar. Për krejt këto çështje komuna ka qenë shumë neglizhente. Por unë prapë shpresoj që të bëhet diçka për hir të bukurisë së Prishtinës”, përfundon shefi i grupit parlamentar Shemsi Veseli.