Protestojnë zbehtë

Për më pak se pesë minuta, sheshi kryesor i Prishtinës u zbraz nga të moshuarit. Pankartat dhe mbishkrimet “duam punë”, “kontratë kolektive” u palosën në grilat e objektit të Qeverisë së Kosovës.
Haxhi Arifi mori me vete të 200 udhëheqësit sindikalë që ia kishin mësyrë Prishtinës nga tërë Kosova dhe u shpërndanë të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Në kafenetë afër Teatrit Kombëtar, ku pak më parë këta sindikalistë kërkonin të drejta për punëtorët, pakë kush e dinte se përse Haxhi Arifi fliste me zë të lartë me megafon. Protestuesit, të shtyrë në moshë, duket se nuk ishin vënë re nga qytetarët.
Në fakt, protesta ishte organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për nder të një majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Por, për shumë të papunë, që kishin udhëtuar nga anë të ndryshme të Kosovë, kjo ditë më shumë ishte përsëritje e protestës se para dy viteve, në të cilën BSPK premtoi së do t’i mblidhte më shumë se 5 mijë persona, e sikur herëve tjera iu përgjigjën më pak se 200 protestues.
Gani Jakupi, i larguar nga puna si rezultat i privatizimit, thotë se është i njëjti skenar që dhjetë vite.
“10 vite janë bo që na protestojmë njëjtë. Edhe sa vite duhet të presim që sindikata që na përfaqëson të arrijë një marrëveshje me qeverinë”, thekson Jakupi.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes sindikatës dhe qeverisë, ai thotë, të mos çuditet askush nëse vjen deri të trazirat e mundshme. Protestuesit, sikur Jakupi, kanë dyshim në përfaqësimin që u bën Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Derisa kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, lexonte kërkesat e punëtorëve, disa nga pjesëmarrësit me ironi pëshpëritnin se të njëjtat fjalë i kishin dëgjuar edhe më parë dhe prapë nuk kishin gjetur zgjidhje konkrete.
“Kryesia e BSPK-së me këtë protestë të sodit do ta shtyjë pakënaqësinë e punëtorëve edhe për një vit, derisa ta organizojë edhe një kësi lloj proteste të lodhtë”, bisedonte një nga protestuesit me kolegun e tij përkrah.
Megjithatë, kryesindikalisti Haxhi Arifi, pjesëmarrjen e një numri kaq të vogël të protestuesve e arsyetoi me atë se thirrja u është bërë vetëm udhëheqësve të sindikatave nën ombrellën e BSPK-së.
“Pos sindikatave ka qenë e drejtë e qytetarëve se a marrin pjesë”, tha Arifi, duke treguar se nuk u është mohuar pjesëmarrja edhe të tjerëve.
Sipas tij, të drejtat e punëtorëve në Kosovë, qoftë në sektorin privat apo atë publik, shkelen në mënyrë drastike.
“Shumë punëtorë nuk kanë kontratë pune, nuk kanë orar të caktuar, por punojnë deri në 16 orë në ditë, nuk kanë sigurim shëndetësor, pensional apo invalidor; nuk kanë pushim të paguar vjetor dhe pagat nuk u jepen me rregull”, lexonte Arifi kërkesat e sindikalistëve.
Sipas tij, gjendja materiale e shërbyesve civilë dhe e kategorive të tjera të punonjësve, të pensionisteve dhe invalidëve të punës është jashtëzakonisht e rëndë, me tendencë të përkeqësimit.
Në gjendje më të rëndë, Arifi theksoi se janë punëtorët e kombinatit “Trepça”, në të cilin 5 mijë punëtorë janë larguar nga puna dhe u janë mohuar të drejtat e tyre, kurse 1300 punëtorë të tjerë janë të diskriminuar me kushtet e punës.
Gjithashtu, për BSPK-në është i papranueshëm privatizimi që po aplikohet në Kosovë, i cili nuk po përcillet me program të mbështetjes sociale të punonjësve që mbeten pa punë, si dhe vonesat me shpërndarjen e 20 përqindëshit.
“Ka fshehje të korrupsionit, punësimi pa kritere profesionale, nepotizmi dhe punësimi mbi bazë të përkatësisë politike”, tha në fjalën e tij, Arifi.
Sindikalistët, po ashtu, kërkuan ndaljen e privatizimit të ndërmarrjeve publike, siç janë KEK-u, Aeroporti, PTK-ja, minierat dhe hekurudhat.
Ndërkaq për t’u zbatuar të gjitha këto kërkesa, sindikalistët kërkojnë nga institucionet të miratojnë Ligjin e punës, Ligjin për organizimin sindikal, Ligjin mbi grevat, Ligjin mbi sigurimin pensional e invalidor dhe Ligjin mbi sigurimin shëndetësor.
Megjithatë, për pjesëmarrësit në këtë tubim, sindikatat dëshmuan pakë forcë për t’i lëvizur proceset përpara.
Protestën e BSPK-së, të shtunën, e ka përkrahur edhe lëvizja “Vetëvendosje”. Sipas kësaj lëvizjeje, janë pikërisht këta punëtorë, minatorë, arsimtarë, mjekë, shërbyes civilë e pensionistë, të cilët janë hedhur në fund të greminës së bashku me studentët e bujqit, të lënë pa mbështetje e pa perspektivë, duke mos pasur mundësi që ta sigurojnë madje as bukën e gojës.