E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditari i Dhjetorit 90 nga krijimi i PD te zgjedhja e kryetarit

Ditet e vrullshme qe vendosen themelet e demokracise ne Shqiperi

8 dhjetor 1990. E shtune. Punoja ne gazeten Bashkimi. Kater vjet me pare me kishin vene drune nga ZP-ja. Gjate dites me shume tunda deren. Nje caj mali ne bufene e gazetareve. Kafe Nuk kishte U ktheva heret ne shtepi. Mora makinen e shkrimit. Boshllek. Asgje per te shenuar pikerisht ne castin kur per vendin kishin nisur tallazet qe do te shembnin nje diktature edhe pse shtepia ime ndodhej 2 kilometra larg Qytetit te Studenteve. Pse
Pas krizes se ambasadave ne korrik. Pas arratisjes se mijera shqiptareve nga ambasadat drejt Europes. Pas shembjes se Murit te Berlinit. Pas Gorbacovit... Shqiperia nakatosej me ideologjine marksiste. Erresire brenda erresires. TVSH dhe radio Tirana-meme. Zerin e Amerikes - duke pasur lepurin ne bark e degjoje por nuk e pertypje. E degjoje por nuk e komentoje...

Ramiz Alia perballe studenteve

11 dhjetor. E marte. Ne oren 16 shkova ne Qytetin e Studenteve. Rruges mora vesh se ishte mbledhur Plenumi i KQ te Partise. Kishte pasur debate te forta. Ishin shkarkuar 7 anetare te Byrose Politike. Me dy vota kunder - Spiro Koleka dhe Shefqet Peci -Plenumi kishte vendosur te lejohej pluralizmi. Dhe se fundi nga radha por jo nga rendesia Shoku Ramiz Alia do te takohej me nje perfaqesi te studenteve.
Ora 20.00 Ne autobus hipen perfaqesuesit e studenteve. Ne shikonim gjithe ankth rrugen. Shoferi e preu timonin majtas. Ne turme u shtua ankthi. Pas disa minutash dikush tha Autobusi u fut ne Pallatin e BrigadavehellipNate. Erresire. Kallkan. Mijera njerez kodrave te Qytetit te Studentit. Shumica studente. Bashke me ta prinder. Kishte punetore nga kombinati i autotraktoreve Enver Hoxha. Tipografe. Qytetare nga Tirana por edhe nga Durresi Shkodra Kavaja... Thirrje ne kor. Poshte diktatura Enver-Hitler Poshte dinastia Nga parullat ne kenge. Korale. Motive patriotike Se mjaft ne roberi o e mjera Shqiperi...

Ne Pallatin e Brigadave

Presidenti Ramiz Alia ne mes. Ne nje krah Skender Gjinushi minister i Arsimit. Ne anen tjeter Lisen Bashkurti sekretar i pare i Rinise. Perballe studente e pedagoge. Qetesi. Frymemarrje te tensionuara. Akullin e theu Presidenti
-Do me degjoni mua nje here dhe pastaj te flisni juhellipSot ishte nje mbledhje e Plenumit te partisehellipDesha tju njoftoj per cka u vendos. Se pari ne qershor 1991 te mblidhet kongresi I 10-te I Partise se Punes hellipSe pesti te lejohet krijimi i organizatave politike te pavarurahellip
Pauze. I pari u ngrit Arben DemetihellipPastaj Arben Imami Azem Hajdari Zef Brozi Tefalin Malshyti Shenasi Rama Arben Mece Blendi Goxhe Ardian Petrollari Edmond Budina Mimoza Ferraj Arben Likahellip Kaluan rreth tri ore. Autobusi mori rrugen per ne Qytetin e Studenteve. Ne podium u ngjiten me radhe disa oratore Berisha Imami etj. Kudo thirrje entuziazmi. Tha Pashko
-Ne magnetofon do te veme kaseten ku eshte incizuar biseda me Ramiz Aline. Ju degjojeni- tha.- Ne do te mblidhemi sepse do te hartojme programin e Partise...
Ata kaluan para meje. Ne fillim urova Pashkon. Mitro hajde Do te punojme per programin- me tha.- Mendoj se do te na nevojitet pervoja jote. Pastaj takova Imamin Berishen etj.
-Pse nuk shkon - me tha Gezim Sinemati- mu duk sikur te ftuan me gjithe zemer.
-Nuk kam te drejte te shkoj Keta kane tri dite qe luftojne. Ndersa une keto tri dite kam rrufitur kafe te ngrohte...
Ata zbriten. U mblodhen ne nje nga zyrat e drejtorise se Qytetit te Studenteve. Debate. Me bereqet dhe pa bereqet. Mbi te gjitha shkelqeu nje batute e Aleksander Meksit
-Lerini budallalleqet Ne asnje vend te botes nuk ka parti studentesh... Pastaj u vendos qe i-ja te behej me pike ne shtepine e Gramoz Pashkos.

Pak disident

12 dhjetor. E merkure.Ora 9. Mbledhje e tensionuar ne redaksine e gazetes Bashkimi. Nje nga shefat e redaksise propozoi te merrnim ne interviste anetaret e Byrose Politike qe u shkarkuan. Nje tjeter tha te bejme nje reportazh.
- Dergojme nje gazetar ne Qytetin Studenti- propozova une.- Ai te jape vetem informacion. Artikullin para botimit ta dergojme ne sektorin e shtypit te KQ te Partise. Ne qofte se ky informacion nuk botohet atehere une do te jap doreheqjen si shef i sektorit te ekonomise.
I thashe kryeredaktorit Qemal Sakajeves qe per kete vendim te vere ne dijeni sektorin e shtypit ne KQ te Partise. Dolem nga mbledhja. Ne korridor takova Sali Berishen.
-Doktor Po te kini ndonje problem me programin ekonomik une mund tju ndihmoj.
-Une jam dakord Por mos thote gje Gramoz Pashko...
-Nuk besoj sepse ai me ftoi qe mbreme...
Ora 11.30. Ne klubin e gazetareve hyri nje djale. Mu drejtua mua lsquolsquoTe kerkon Sali Berisha. Ngjitem shkallet e godines 15. Atje u njoha edhe me Eduard Selamin. Kemi pergatitur programin e Partise- me tha Berisha.- Kemi ngecur ne nje paragraf. Eumlshte fjala per qendrimin ndaj tokes. Cili eshte mendimi ythellipI hodha nje sy statutit. Zgjedhja dhe mandati i Kryetarit te PD-se Zgjidhet per dy vjet. Ne dhome hyne edhe disa gazetare. Berisha pasi perfundoi me mua iu drejtua atyre
-Tani ju duhet te shperndaheni kudo. Idete e ketij programi te prekin mendjet e shqiptareve. Nga shtypi nuk mund te presim asgje Ka censure Kete pune mund ta beni vetem ju...
-Problemi nuk eshte kaq i thjeshte-nderhyra une. -Gazetaret nuk mund ta bejne hapur kete mision. Ndryshe do te humbasin vendet e punes
Pastaj i tregova per mbledhjen tone ne gazete dhe per presionin qe kishin bere tipografet Ne qofte se nuk botohej informacion nga Qyteti i Studenteve ata nuk do te lejonin botimin e asnje gazete
-Lajm i mire- tha Berisha...

Keqardhja e Nexhmie Hoxhes

U ktheva ne shtepi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori
-Me mori ne telefon Sofo Lazri dora e djathte e Ramiz Alise... I tregova per vendimin e tipografeve. Pastaj per mbledhjen tone.
-Po kush eshte ky shefi qe dashka te largohet nga puna- pyeti shoku Sofo...
-Mitro Cela...Nuk hezitova sepse kjo ishte edhe kerkesa jote.
-Po pse me zor qendron shef ky Mitroja -vazhdoi Sofo. -Ne qofte se ka mall te largohet nuk e pengon njeri...
Pas pak ra telefoni... Jam Nexhmie Hoxha Me fal shoku kryeredaktor Po si eshte puna e tipografeve... Po gazetaret... dicka me tha Sofo Lazri... Mitro Cela Po me habit Ne kishim menduar qe ai te behej deputet si kandidat i Frontit Demokratik...

Ironi e fatit

13 dhjetor. E enjte. Ora 15. Ne shtepi erdhi Guga shofer i gazetes. Je i arrestuar -tha ai me humor.- Vishu Ne makine gjeta Lucie Docin sekretare e kolegjiumit te gazetes Genc Tiranen Gezim Sinematin dhe Arben Ruken. Te tre gazetare. Me thane se i kishte nisur kryeredaktori. Do te behej nje mbledhje ne kinoteatrin Studenti.
Salla ishte plot. Ne presidium dallova Pashkon Saliun Azemin Imamin...Pashe edhe nje burre me mustaqe veshur me xhakavento. Me shume bente shenja sesa fliste. Me thane se ishte Aleksander Meksi.
Ishin pergatitur dokumentet per ne Ministrine e Drejtesise. Duheshin edhe 300 firma per te legalizuar Partine Demokratike.
-Sa te merren firmat ne salle- tha dikush nga presidiumi- do te zgjedhim nje komision nismetar. Mendohet te kete 16 anetare 7 studente po kaq intelektuale dhe dy do te jene nga klasa punetore.
Po lexoheshin emrat e intelektualeve me nje karakteristike te shkurter. Kur permendej emri kandidati ngrihej ne kembe. Ne fillim studentet Azem Hajdari Blendi Gonxhe Edmond Budina Shinasi Rama Arben Lika Alma Bendo Arben Sula.
Pas studenteve intelektualet. U ngriten Berisha Pashko Selami Meksi Zogaj Arben Demeti... i fundit...
-Mitro Cela gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon ne gazeten Bashkimi...
Instinktivisht u ngrita ne kembe. Buzeqesha dhe u ula duke ngritur supet. Sa i fshehte -tha Gezim Sinemati duke me uruar. Me shtrenguan doren edhe te tjeret. Une isha befasuar Nuk dija gje. Nuk me kishin pyetur
-Tani duhet te zgjedhim dy perfaqesues te punonjesve-tha dikush nga podiumi.
Ra qetesi. Nuk ishim mesuar me kete lloj demokracie. Kandidatet i gatuante piramida e Mihal Bishes mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste qe nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E verteta ishte qe vendimin e merrnin masat Cdo partia ben populli...
U ngrit nje djale i ri. Jam pedagog ne Institutin Bujqesor. Quhem Eduard Zaloshnja. Une do te bej nje propozim. Do te duket jashte logjike propozoj te zgjidhet motra ime Merita Zaloshnja Eumlshte ekonomiste ne ndermarrjen artistike Migjeni. Shkollen e ka mbaruar naten...
Pati ilaritet. Disa ngriten supet. Dicka ngeci. Por akullin e theu presidiumi. Le te vazhdojme me kandidatura te tjera. Ne fund jane votat ato qe vendosin...
Merita Zaloshnja fitoi. Se bashku me te edhe Ilir Myftari inxhinieri ne minieren e Valiasit... hellipNje dite me vone ne Komisionin Nismetar u shtuan edhe Bardhyl Reso Zenel Hoxha Sokrat Nesuri.

Pse u zgjodh Azemi kryetar

Me pare kerkon pergjigje pyetja Kush ishte Azem Hajdari Deri me 8 dhjetor 1990 - njeri i zakonshem. Studente si gjithe studentet e tjere. Ndoshta dicka me pak vinte nga provinca nga Tropoja e larget. Kur nisi shtrengata Azemi zgjohet. Ku ishte rreziku-printe Azemi. Dhe rreziku ishte Ramiz Alia ndash ndaj ne te dyja takimet ne balle te studenteve ishte Azemi. Eumlshte e habitshme e pabesueshme sesi nje student i zakonshem te kthehet ne tribun. Me fjalen e Azemit-studentet vrane friken. Me fjalimet e tij u ndezen qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhesi i fundit i nje plejade te tere heronjsh qe me idealin e lirise i shkon per shtat fjales se Fan Nolit Trimi i mire duhet a te rroje si burre a te vdese si burre.
Tani le te kthehemi te pyetja Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i pare i Partise Demokratike Sipas pikepamjes sime per dy arsye
Se pari e meritonte ishte simboli i Idealeve te Dhjetorit. Se dyti ishte nje zgjedhje kompromisi ku ka kompromis ka demokraci. Kur nisi mbledhja e pare e komisionit nismetar zgjedhja e Azemit qetesoi perkohesisht gjakrat e trazuara te lidereve te ardhshem te politikes shqiptare.

Vonesa e Edi Rames

Fati e desh qe ato dite dhjetori Edi Rama te ishte ne Greqi. Ne Tirane mberriti me 13 dhjetor. Kur arriti ne Qytetin e Studenteve ishte bere zgjedhja e Komisionit Nismetar. I vonuar u fut ne mbledhjen e pare te Komisionit Nismetar. Gjeja e pare qe beri Sherr me Berishen. Pas nderhyrjes me takt te Pashkos Edi Rama u largua nga mbledhja.
Rama beri edhe perpjekje te tjera per tu futur ne drejtimin e PD-se. Kur deshtoi vendosi ta sfidoje PD-ne duke krijuar Partine Popullore Fetare ne bashkepunim me Spartak Ngjelen Ardrian Klosin Kasem Trebeshinen dhe Gavrosh Lubonjen. Sipas platformes Rama partia do te kishte disa fraksione duke filluar me balliste zogiste antikomuniste demokristiane ish-te burgosur politike etj. Pas shume perpjekjesh te ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa emigrant ne SHBA ne fillim te qershorit te vitit 1991 u be mbledhja e pare e partise ne Pallatin e Kultures ne Tirane.
Me 22 qershor 1991 ishte parashikuar qe Tiranen do ta vizitonte sekretari amerikan i Shtetit Bejker. Rama vendosi ta shfrytezoje kete shans per te bere presion per legalizimin e partise. Rama propozoi te shkonte ne takim Ardian Klosi si njohes i mire i gjuhes angleze. Mirepo Klosi rridhte nga nje familje e njohur komuniste. U ngriten te perndjekurit. Sha te shajme... Normale. Jetonim ne demokraci. Dhe Ardian Klosi u perjashtua nga takimi. Ne kembe te tij shkoi nje i perndjekur qe beri nje vere ne ujehellip Pas ketij deshtimi erdhi goditja ne Parlament. U diskutua ligji qe ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe endrra e Edi Rames per te drejtuar Partine Popullore Fetare nuk u be kurre realitethellip Per te vazhduar rrefimin per historine e PD-se na duhet te bejme nje permbledhje te shkurter nga artikulli i meparshem.

Bashkepunetoret e sigurimit

20 dhjetor. E enjte. Ora 14. Kafja e gazetareve ishte e boshatisur. Une beja muhabet me Gonin banakieren. Ne salle hyri S.H. sekretar i pare qe e ka nisur karrieren si punetor. Ishte novator dhe une kisha shkruar per novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart ne e ruajtem miqesine.
U ulem balle per balle. Qendronte ne heshtje. Mos valle ishte ne sekelldi per faktin se une isha bashkuar me Partine Demokratike
-Degjo Mitro Ramiz Alia do ta shkaterroje Shqiperine Mendja e tij punon mbrapsht. Pjell vetem helm. Zeher. E di cfare na beri sot Na thirri ne nje salle. Ishim te gjithe sekretare te pare. E degjuat lajmin per legalizimin e PD-se Sigurisht. Ajo eshte parti djall- na tha- eshte mace e zeze qe do te shkaterroje idealet socialiste. Por nuk do ta lejojme. Partia e Punes ka dale nga zjarri i luftes. Ka kocke te forte.
Prandaj do te hidhemi ne sulm. Qe sot. Te shkoni ne rrethe. Do te keni pune me regjistrat. Jo te gjendjes civile Regjistrat e bashkepunetoreve te sigurimit. Do ti lexoni nje per nje. Pastaj do ti therrisni. Kuptohet ne mes te nates. Me fshehtesi. Tu jepni kete detyre te futen ne radhet e Partise Demokratike. Te mbeshtesin njeri-tjetrin. Informatoret tane duhet te jene ne komisionet drejtuese. Ata duhet te mbushin listat e kandidateve per deputete.
Ne qofte se ky aksion perfundon me sukses - dhe suksesi varet nga puna juaj - atehere Partia Demokratike do te kthehet ne nje simoter te Partise se Punes....
-O Zot - mendova Ku e gjen gjithe kete ligesi ky njeri Degjo Mitro Dicka kam degjuar edhe per ty Jane punet e tua. Une jam ne nje batak... nuk di si do dal
Iku sekretari i pare. Une mbeta. Ne erresire edhe pse ishte dite... Isha tronditur. Cfare ishte kjo bisede Provokacion Dizinformim Paralajmerim
hellipDisa vite me vone. Fillimi i vitit 1996. Beheshin konferencat e PD-se ne rrethe. Une isha i deleguar ne Patos dhe Ballsh. Listat e kandidateve per ne kryesite e degeve te partise verifikoheshin ne qender. Skandal gjysma e kandidaturave ishin te semure...Kjo semundje ngjitese kishte prekur edhe disa deputete qe nuk u futen ne listat e kandidateve per ne Kuvendin Popullor ne zgjedhjet e 26 majit 96.

Shume zhurme per asgje pushtet

12 Shkurt 1991. Brenda PD-se ishin portretizuar dy grupe. I pari me Berishen. I dyti rreth Pashkos. Berisha kishte ne krah Precin Imamin Azemin. Rreth Pashkos dishepujt ishin me shume Meksi Selami Merita Zaloshnja Arben Demeti etj. Kryetar vazhdonte te ishte Azemi. Rreth ores 1000 u mblodhem te gjithe.
- Keshtu nuk ecet - tha Pashko. - Edhe kemi edhe nuk kemi klryetar. Duhet ta votojme. Vetem me vote i rritet autoriteti. Une mendoj qe te kemi dy kandidate. Jo per mua Por keshtu e kane rregullat e demokracise... Me alternativa
Pauze. Levizje duarsh. Pesh-pesh. Nje gervishtje stilografi. Mbledhje supesh. Tundje koke. Pasthirrma Kjo nuk durohet Pune skuthash... Nisi shamata. Fjale imzot fjale. Pa pike e presje. Nderkohe u pergatiten letrat e votimit. U shenuan emrat e Meksit dhe Azemit. Nisi numerimi. Fitoi Meksi.
- Eumlshte turp - tha Arben Imami. Do te tallet historia me ne. Une do te iki. Nuk luhet teater me fatet e popullit...
- Ti Mitro - mu drejtua Pashko - duke qene i shtruar ne spital ke munguar ne disa mbledhje te Komisionit Nismetar. Mbase je me i qarte. Nuk ke pasur mundesi te trazohesh ne zenkat tona qe u bene terkuze. A nuk mendon se duhet te votojme E them kete duke u nisur edhe nga fakti se Partia tani eshte zgjeruar...
- Nese ka ikur koha e Azemit - thashe une - atehere na ka ikur koha te gjitheve. Ne u zgjodhem ne dhjetor jo sipas rregullave te demokracise. Morali Neser do te behet nje aktiv i zgjeruar i PD-se. Do te kete perfaqesues nga i gjithe vendi. Atje le te marre votebesimin Komisioni Nismetar dhe Kryetari...
- Edhe une mendoj - tha Preci - se duhet votebesim per te gjithe. Dhe kete duhet ta bejme neser. Pas ketij votebesimi le te zgjedhim edhe kryetarin. Jo formal. Por me te drejta e detyra...
- Plotesisht dakord - tha Berisha - Une mendoj qe kjo mbledhje te anulohet. Le te supozojme se nuk u krye. Nuk ka gje me te bukur se te gjithe ne anetaret e Komisionit Nismetar te dalim para simpatizanteve tane dhe te votohemi. Do te jete ideale Do te jete edhe nje vleresim per punen e bere deri me sot...
Ne fund u vendos Aktivit ti propozohen 26 kandidatura per te perzgjedhur 19 anetaret e Komisionit Nismetar...

Berisha ne fronin e kryetarit

13 shkurt 1991. Dite dimri. Ftohte. Acar. Por me acar kishte brenda politikes. Le te futemi brenda saj. Nje nga sallat e Pallatit te Kultures anetare te PD-se nga e gjithe Shqiperia. Ishte aktivi i pare me permasa te tilla. Ne presidium Azemi Berisha Selami. Sebep i aktivit ishin zgjedhjet e Kuvendit Popullor. Ato ishin parashikuar te beheshin me 10 mars. Me kembenguljen e PD-se u shtyne. Ishte fiksuar data 31 mars 1991. Pas disa fjaleve pa bereqet shpertheu Azemi...
- Dje eshte bere nje mbledhje e turpshme. Me prapaskena te felliqura. Me skenare te huazuar nga kulisat e Sigurimit te Shtetit eshte bere votim per kryetarin e Partise. Per mua votuan Berisha Imami Preci Mitro... Te tjeret ia dhane voten Meksit...
Salla gumezhiti. Secili fliste per hesap te vet. Pa leje. Pa protokoll. Anarki. Abdi Baleta dhe Rustem Gjata ish-kryetar i Gjykates Kushtetuese u larguan nga salla duke thene Po perseritet historia e Barjam Currit
Sa zgjati rrebeshi Ore te tera. Ne fund u vendos kompromisi. Te behen zgjedhjet U plotesuan listat. Kush fitoi I lexuat ne ditarin e pare dhe jane botuar ne gazeten RD te dates 16 shkurt 1991. Aty u vendos qe Komisioni Nismetar te quhej Komitet Drejtues. U mblodhem per te zgjedhur kryetarin. Preci propozoi te behet votim i fshehte. U vendosen kater kandidatura Berisha Pashko Hajdari dhe Meksi. Nderhyri Ceka
- Keto jane formalizma Kryetar i PD-se eshte Sali Berisha. Une mendoj te mos bejme votime
Nje pjese e pane me habi. Propozimi sikur vinte nga nje planet tjeter. Ishte jashte realitetit te komisionit. Neritani kembenguli edhe pse kishte filluar procesi i votimit. Perfundimi Doktori fitoi 9 vota. Pashko 6hellip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›