E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton skema e ndihmave riorganizohet gjithcka

Rikthehet rrebeshi shtohet paniku ne Shkoder

Liqeni nisi ta leshonte Shkodren duke u ulur me nje nivel prej 38 centimetrash ne tri dite por shiu i furishem qe nisi dje ne mbremje u ka thyer shpresat e shkodraneve per tu terur.

Tashme vemendja e gjithe strukturave eshte perqendruar ne shperndarjen e ndihmave proces qe ka pasur mjaft probleme ditet e fundit. Pasi u konstatua se shperndarja e ndihmave nga vete qytetaret nuk funksionoi duke nisur nga dita e djeshme Bashkia e Shkodres nisi te aplikoje nje skeme te re shperndarje duke mos shkuar me me varka te hyrjet e pallateve apo ne banesat e permbytura por duke perqendruar ndihmat ne qendra prane zonave te permbytura ku me pas qytetaret do te shkojne ti terheqin.

Shkollat-magazina

Godinat shkollore jane kthyer dje ne qendra te grumbullimit dhe shperndarjes se ndihmave ushqimore per banoret e permbytur te Shkodres. Dje ne keto godina kishte grumbullime te medha njerezish qe prisnin radhen per tu furnizuar. Nje nga banoret e lagjes Salo Halili Artur Duli tha se kemi disa ore qe qendrojme ne radhe. Nuk jam i sigurt se ku ma kane shkruar emrin te shkolla lsquoSalo Halili apo te shkolla lsquoNdre Mjeda sepse e kam shtepine ne nje zone mes dy shkollave. Kjo menyre mendojme se eshte me e mire pasi e di gjithkush se cfare i takon dhe merr gjithsecili pjesen e vet.

Ka dhe nga ata banore qe shetisin ne disa qendra ku shperndahen ndihmat dhe nuk gjejne emrat ne lista. Ne lidhje me kete shqetesim shtabi i emergjences ne Bashkine e Shkodres sqaron se kjo mund te kete ndodhur per shkak te ndryshimit te vendbanimit te qytetareve por eshte vene ne dispozicion te qytetareve nje numer telefoni per ankesat.

Dita e falenderimeve

Dita e trete e sprapsjes se ngadalte pas permbytjes ka qene dita e falenderimeve per Kryeministrin Sali Berisha. Ai e vizitoi serish dje ne mbremje Shkodren ku mori pjese ne mbledhjen e komitetit nderministror te emergjences civile.

Pjesa me e madhe e fjalimit te Kryeministrit u perqendrua te shprehja e falenderimeve per te gjithe ata qytetare familje kompani private fondacione njesi te pushtetit vendor dhe shtete te ndryshme qe u solidarizuan dhe kontribuuan per Shkodren dhe zonat perreth saj. Kryeministri nuk e humbi rastin qe ne morine e falenderimeve te permendte edhe kontributin e vet duke treguar nje histori personale te diteve te fundit kur vete Berisha i kishte dhene zgjidhje nje shkodrani me temperature te larte edhe pse ai nuk ishte nga zona e permbytur.

Ndihmat

Problemet e hasura ne shperndarjen e ndihmave nuk mund te mbeteshin jashte vemendjes se Kryeministrit i cili u informua per situaten nga kryebashkiaku i Shkodres. Kryetari i bashkise me informoi se forma e dyte e organizimit per shperndarjen e ndihmave po funksionon shkelqyeshem dhe kjo eshte nje gje shume e mire. E para ishte e tera qe shkonte dhe perplasej ne fund te fundit ne pamundesi. Ne kuptimin qe mundesite tona si administrate mundesite tona si aparat ne qofte se nuk do te bashkengjiteshin qytetaret nuk do mund te realizonin nje shperndarje ushqimesh ashtu sic duhej tha Berisha i cili nuk ngurroi te kerkonte ndjese per defektet qe mund te kete pasur menaxhimi i situates sidomos ne shperndarjen e ndihmave per te gjithe. U kerkoj te falur familjeve apo qytetareve qe mund te mos kene gjetur mbeshtetjen qe meritojne por kjo nuk ka ardhur ne asnje rast nga mungesa e ndjeshmerise. Natyrisht ne nje qytet qe erret Shkoder dhe gdhin Venecia nuk eshte kaq e thjeshte. Hapesirat jane me te ngushta. Praktika eshte pak me ndryshe tha Kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›