Ditari i Enver Hoxhës, AQSH: S’kemi pasur origjinalin
Arkivi Qëndror Shtetëror nuk ka disponuar kurrë dorëshkrime origjinale të ditarëve të diktatorit Enver Hoxha. Kjo ka qënë deklarata e drejtoreshës së Arkivit, Nevila Nika, pas akuzave të hedhura nga familjarë të Hoxhës për zhdukje të dorëshkrimeve origjinale.
Nika bën të ditur se kur arkiva e Partisë së Punës, është dorëzuar bruto në vitin 1992, nga qyteti i Skraparit, janë marrë vetëm fotokopjet e tyre, pasi origjinale nuk kishte.
Drejtoresha e Arkivës së Shtetit, Nevila Nika, shton se një pjesë e mirë e ditareve politikë, që kanë të bëjnë me Enver Hoxhën ishin zbardhje të zërave të marra nga kasetat e regjistruara, ku bie në sy fakti, që Hoxha ishte gjithmonë i shoqëruar nga të tjerë dhe asnjëherë nuk ishte vetëm.