E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te perdhunoje vajzen ne gjume, arrestohet

Peqin- Nuk ka perfunduar ashtu sic e priste, tentativa e nje 25-vjecari nga Peqini, per te kryer marredhenie seksuale me dhune me nje vajze 24 vjecare nga qyteti. Seksioni kunder krimeve ndaj personit ne drejtorine e policise se qarkut Elbasan ne bashkepunim me policine e Peqinit kane ndaluar Roland Ashikun, 25 vjec me banim ne lagjen Cezme ne Peqin, pasi ky person akuzohet se ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me A.S., 24 vjece me banim ne lagjen Xhami ne kete qytet. Ngjarja ne fakt ka ndodhur pas mesnates se dates 10 qershor. Roland Ashiku kishte kohe qe ngacmonte 24 vjecaren, por nuk kishte marre asnje sinjal prej saj. Me ne fund per t'ia arritur qellimit qe i kishte vene vetes, ai ka kurdisur planin per ta perdhunuar vajzen ne gjume. I riu ka studiuar me pare dhomen ku flinte vajza dhe rreth ores 02.30 te dates 10 qershor eshte futur nga dritarja ne shtratin e saj. Vajza eshte trembuar dhe eshte munduar te jape alarmin, por i riu e ka ndaluar, duke e kercenuar se do ta vriste. "Perleshja" ka vazhduar per disa minuta dhe pasi nuk ka mundur dot te realizoje synimin e tij, Roland Ashiku ka dale serish nga dritarja dhe eshte zhdukur ne erresire. Te nesermen e asaj dite aspak te kendshme, vajza ka bere denoncimin ne policine e Peqinit, e cila e ka shpallur ne kerkim Roland Ashikun. Per rreth rreth 2 muaj, 25-vjecari ka qendruar ne fshehtesi. Pasi ka rene ne gjurme te vendndodhjes se tij, policia e Elbasanit ka mundur te prangose ate, nje dite me pare. Nga verifikimet e kryera, policia ka konstatuar se Roland Ashiku, ishte i skeduar dhe shpallur ne kerkim edhe per vjedhjen e baneses se shtetasit Sami Kabashi, me banim ne Durres, ngjarje e ndodhur me 27 korrik te vitit 2008. Per rrjedhoje per Roland Ashikun kishte dy urdher arresti, nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga drejtoria e policise se Durresit. Pas arrestimit, ndaj tij jane ngritur akuzat e tentatives se kryerjes se marrdhenieve seksuale me dhune dhe ajo e vjedhjes. Ceshtja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit.

Akuzat

Vajza eshte trembuar dhe eshte munduar te jape alarmin, por i riu e ka ndaluar, duke e kercenuar se do ta vriste. Pasi nuk ka mundur dot te realizoje synimin e tij, Roland Ashiku ka dale serish nga dritarja dhe eshte zhdukur. Per rreth rreth 2 muaj, 25-vjecari ka qendruar ne fshehtesi. Policia e Elbasanit pasi ka rene ne gjurme te tij, ka mundur ta prangose


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›