E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite zgjedhjesh ne SHBA


DioGuardi fiton besimin e republikaneve - ne netor beteja per Senatin... Presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane fiton kunder dy rivaleve republikane dhe synon te zere karrigen qe mbante Hillary Clinton ne Senat

Joseph DioGuardi themelues i organizates se pare lobiste shqiptaro-amerikane u shpall dje si kandidat zyrtar i Partise Republikane ne New York ne zgjedhjet per Senatin Amerikan.
DioGuardi fillimisht ishte perbuzur nga konventa e partise e cila kishte preferuar dy kandidate te tjere si perfaqesuesit e saj me te mire. Mirepo ish-kongresisti mik i shqiptareve hyri gjithesesi ne gare me nje peticion 25000 firmash sic e lejon ligji per ata qe duan te anashkalojne kryesine e partise.
Dje ne shume shtete te Amerikes u votua per kandidatet brenda partive dhe republikanet e thjeshte i dhane 42 te votave DioGuardit ose 4 me shume se rivali i tij me i afert. DioGuardi kishte marre edhe votebesimin e Partise Konservatore nje force politike qe vepron ne shtetin e New York-ut.
Me shume 20 vjet pas themelimit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane shqiptaret tani kane alternativa te ndryshme me te cilat ndikojne ne Washington disa prej te cilave e shohin DioGuardin si rival apo si te demshem ne nderhyrjet e tij. Mirepo pavaresisht nga kjo mundesia e tij per tu zgjedhur si nje nga 100 senatoret e Amerikes ka terhequr vemendjen e shume shqiptareve qe e ndihmuan me para njerez e vota ne kete fushate brenda partise. Ndihma e tyre ka qene kyce sidomos pas sfides qe i beri kryesia e Partise Republikane duke preferuar dy kandidatet e tjere.
Shqiptaret besohet se do te jene te pranishem edhe ne fushaten finale deri ne nentor ndonese DioGuardi eshte me i interesuar ne kete kohe te permende gjysmen italiane te familjes se tij ai eshe arberesh nga gjysma tjeter duke pasur parasysh se ne New York jetojne disa miliona italo-amerikane vota e te cileve eshte nje faktor masiv.
Nje ndihme ne kete fushate ka qene edhe vajza e tij Kara DioGuardi nje kompozitore e njohur ne California e cila ne vitin e fundit ka fituar fame me rolin e saj ne jurine e programit televiziv American Idol qe eshte shume i ndjekur ne SHBA.
DioGuardi synon qe te zere ne Senat postin qe dikur e mbante Hillary Clinton. Pas emerimit te saj si Sekretare e Shtetit guvernatori i New York-ut zgjodhi Kirsten Gillibrand per ta zevendesuar.
Anketimet thone se Gillibrand do te fitoje lehtesisht kunder DioGuardit. New York-u eshte nje shtet qe anon nga Demokratet.
Mirepo DioGuardi beson se ne dy muajt qe vijojne me fushaten e tij do te binde njujorkezet se ka ardhur koha qe te detyrojne Washington-in qe te mbledhe rripat dhe te disiplinoje shpenzimet.
Njerezit jane te nxehur jane terbuar dhe duan ndryshim. Jemi ne vendin e duhur ne kohen e duhur tha ai ne nje fjalim te shkurter me rastin e fitores.
Vitin e kaluar Republikanet fituan zgjedhjet per karrigen qe mbante ne Senat Ted Kennedy. Ai perfaqesonte Massachusetts-in nje shtet akoma me Demokrat se New York-u e megjithate Republikanet fituan. DioGuardi ka arsye te besoje se mrekullia mund te perseritet. Dy vjet pas fitores se Presidentit Obama era politike po fryn ne drejtimin e kundert. A do te mberrije ajo deri ne brigjet e New York-ut kete do ta zbulojme ne 2 nentor. Deri atehere e ka fjalen cirku i fushates. Mbreme ne darke DioGuardi i perveshi menget.


Ruben Avxhiu eshte kryeredaktor gazetes Illyria ne New York.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›