E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i shtate shqiptaro-italian Amfiteatri i Durresit

Ndryshe nga heret kur ekspeditat ne Amfiteatrin e Durresit kane filluar ne muajt e nxehte te veres zakonisht ne korrik viti i shtate i germimeve arkeologjike nis ne ne vjeshte.


Misioni italo-shqiptar sapo ka filluar punen ne zonen anesore te amfiteatrit ne drejtim te bulevardit kryesor te qytetit dhe do te vazhdoje me nderhyrjet ne pjesen jugore te monumentit. Grupi i specialisteve synon te plotesoje dokumentacionin per botimin e dy vellimeve studimore me rezultatet e deritanishme te misionit.


Prof. Sara Santoro bashkedrejtuesja e ekspedites thote se per kete ekspedite e cila zgjat tre jave nga pala italiane jane angazhuar specialiste te Universitetit Gabriele DAnnunzio i Chietit.


Misioni ka mbeshtetjen e Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane sigurisht edhe mbeshtetjen e Institutit Shqiptar te Arkeologjise ne Tirane.
Ne synojme te rindertojme me objektet arkeologjike te zbuluara nje pasqyre te jetes shoqerore dhe ekonomike te Durresit nga shekulli IX-XIII te eres sone shton prof. Santoro.


Jane zbuluar nderkaq ne kete monument te rendesishem te kultures sone elemente te prodhimeve te qelqit te cilat rezultojne te jene prodhime vendase.


Me rendesi ka qene zbulimi nga ky mision i nje thesari monedhash argjendi te Raguzes prodhim mesjetar cka deshmon lidhjet e konsoliduara tregtare te Durresit edhe ne nje periudhe te pushtimit otoman.

Sasia e madhe e monedhave te argjendit 546 cope jane nga me te rrallat e fondit te numizmatikes ne Shqiperi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›