Ristani Nga 1 tetori fillon procesi i pastrimit te kutive

TIRAN - Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se fletet e votimit do te digjen duke filluar nga 1 tetori. Ne vendimin qe do te merret diten e premte nga anetaret e ketij komisioni pritet qe te diskutohet per projektvendimin per djegien e fleteve te votimit edhe pse ne fakt vendimi mund te shtyhet per nje mbledhje tjeter.
Gjithsesi sipas kreut te ketij institucioni te premten do te merret edhe zyrtarisht vendimi per boshatisjen e kutive te votimit. Une besoj qe ne daten 17 kur do te diskutohet vendimi do te jete pjese e votimit.
Besoj qe ligji nuk le vend per interpretime te tjera dhe shpresoj qe do te merret vendimi per te hapur dhe pastruar kutite. Ne rastin me te mire duke presupozuar angazhimin total te te gjitha hallkave shteterore do te haje disa dite kohe. Une shpresoj te nisim te pakten nga nje tetori - sqaroi kryetari i KQZ-se Arben Ristani.
Lidhur me idene e opozites per blerjen e kutive te reja te votimit per zgjedhjet lokale qe do te zhvillohen ne maj 2011 sipas kryetarit Ristani nje gje e tille eshte e pamundur pasi ligji e ndalon. Sipas tij nese opozita do vertet zgjidhje tashme duhej te kishte vepruar.
Ne rast se do te kishte nje propozim te tille apo ne rast se dy anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te mendonin se kjo eshte rruga e zgjidhjes sigurisht qe do ta kishin kerkuar nje mbledhje te KQZ-se per te dale ne nje konkluzion te tille. Per shkak se realisht nuk ka nje baze ligjore qe te niset nga KQZ per te blere kutite e reja prandaj dhe nuk eshte kerkuar deri me tani - u shpreh Ristani.
Kodi Zgjedhor percakton se vendimi i KQZ-se per djegien e fleteve te votimit mund te kalohet edhe me nje shumice te thjeshte pra me nje votim kater me tre.
Qe ne momentin e hyrjes ne fuqi te vendimit te KQZ-se deri ne perfundimin e ketij procesi duhet nje periudhe kohore rreth tre muaj. Kjo sipas KQZ-se per faktin se i gjithe procesi i pergatitjes dhe miratimit te buxhetit si dhe procedurave te prokurimit kerkojne kohen e duhur ne perputhje me percaktimet ligjore per prokurimet publike.