E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditëlindja e profeti Muhamed, besimtarët muslimanë simpozium

Besimtarë myslimanë shqiptarë ashtu si ata, në të gjithë botën kremtuan të shtunën 4 shkurtin, ditëlindjen e profeti Muhamed. Me rastin 1441 të lindjes së tij komuniteti muslyman shqiptar zhvilloi një simpozium shkencor, ku në qëndër ishte jeta, vepra dhe kontributi i tij, dhënë vite më parë. Në fjalën e tij kreu i këtij komuniteti, Haxhi Selim Muca, e cilësoi profetin si shembullin më të mirë të njerëzimit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, i cili në fjalën e tij e cilësoi profetin Muhamed si një njeri i cili ka frymëzuar breza të tërë të njerëzimit. Në simpozium u mbajtën edhe shumë referate, të cilët sollën tiparet dhe cilësitë që karakterizonin profetin Muhamedin në rolin e tij si prind, bashkëshort, qytetar, drejtues dhe mbi të gjitha si profet i caktuar nga Zoti për orientimin e njeriut dhe për suksesin e shoqërisë njerëzore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›