E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genocidi grek, monument për viktimat çame

70 vjet pas genocidit cam, ku u vranë me qindra shqiptarë edhe në 100- vjetorin e shpalljes së pavarësisië pritet të ndërtohet një varrezë monumentale për shqiptarët e Çamërisë në Qafë Botë. Kjo është verpa e parë që do të bëhet për ngritjen e një pike përkujtimore në nderimi të rreth 5 mijë shqiptarëve që vdiqën nga uria gjatë dëbimit, apo u vranë nga forcat greke. Pas një faze përzgjedhëse të projekteve të nisura që në qershorin e vitit të kaluar, tashmë juria përzgjodhi projektin që pritet të finalizohet brenda vitit. Ky monument pritet të ndërtohet në fshatin Kllogjer të Sarandës, aty ku ndodhet edhe varreza më e madhe shqiptarëve të Çamërisë. Ky projekt pritet të përpunohet në qeveri dhe më pas të nisë zbatimi i tij, ku realizimi i tij kap një vlerë mbi 1 milion euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›