E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndërron jetë Gaqo Dumka, autori i masakrimit të Liljana Arapit

Ka ndërruar jetë autori i vrasjes makabre të 11 gusht 2011 në Korcë, Gaqo Dumka. 84- vjecari Dumka është ndarë nga jeta në spitalin e burgut të Tiranës, pas tranferimit nga burgu i Drenovës, për shkak të disa problemeve me zemrën. Bëhet e ditur se situata e tij shëndetësore ka qenë përkeqësuar gjatë kohëve të fundit, ndërsa i moshuari përsëriste vazhdimisht emrat e fëmijëve të tij, pasi ishte braktisur tërësisht nga të afërmit pas ngjarjes së gushtit.
Me 11 gusht 2011 Gaqo Dumka ka vrarë shtetasen Liljana Arapi, 42 vjeç, lindur dhe banuese në qytetin e Bilishtit
me të cilin viktima bashkëjetonte prej vitesh në një banesë me qera në Lagjen nr 4 të Korçës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›