E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditën e zgjedhjeve energjia elektrike nuk do të mungojë

KQZ dhe OSSH  nënshkruajnë marrëveshjen

TIRANE - Ditën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në mbarë vendin , më 28 qershor në të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë elektrike. Këtë garanci e jep marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar ditën e djeshme ndërmjet KQZ-së me OSSH-në), në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kryetari i KQZ-ës Arben Ristani bëri të ditur se  “Në këto kushte, për të furnizuar me energji elektrike KQZ-në, vendet e numërimit të votave, vendet e votimit si dhe magazinat e KQZ-së në Lundër, jemi munduar të bashkëpunojmë ngushtë me OSSH-në, për të siguruar energji në mënyrë të pandërprerë”.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, e konsideroi furnizimin me energji elektrike edhe më të rëndësishëm për faktin se numërimi i votave do të mbikëqyret nga kamerat.
Nga ana tij, Drejtori i OSSH-së, Sahit Dollapi, tha se, “ firmosja e kësaj marrëveshje do të thotë një detyrim dhe angazhim maksimal, për të kontribuar që zgjedhjet e 28 qershorit të zhvillohen konform standardeve të kërkuara”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›