E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 23 maj, do të mbahet Kuvendi i PD-së, ai do të jetë programatik dhe jo zgjedhor

Kryesia e PD vendosi sot në mbrëmje të zhvillojë në datën 23 maj të këtij viti, Kuvendin e saj Kombëtar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, Kuvendi Kombëtar i PD-së, nuk do të jetë zgjedhor, por programatik, çka do të thotë se ai nuk do të zgjedhë Kryetarin dhe Këshillin Kombëtar, por do të shpallë programin elektoral të PD-së, për mandatin e dytë qeverisës të saj. Kuvendi programatik i PD-s do mbahet 35 ditë para datës së zgjedhjeve dhe menjëherë sapo të jetë shpallur lista e kandidatëve për deputetë, në të 12 qarqet e vendit.


Kryesia e PD-së është aktualisht në fazën finale të detajimit të progamit elektoral, për hartimin e të cilit turi i Kryeministrit Sali Berisha, “Shqipëria po ndryshon”, por edhe takimet paraelektorale të drejtuesve të tjerë demokratë, kanë shërbyer për t’u dhënë dorën e fundit prioriteteve të programit të demokratëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›