E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnjë, panairi që promovon inovacionin dhe certifikimin e bujqësisë shqiptare

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” rikthehet më 23–25 Prill në sheshin e Bashkisë Lushnjë.

Ky event mbledh së bashku 102 stenda me pjesëmarrës nga kompani ndërkombëtare dhe rajonale.

Ky organizim synon të promovojë inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit bujqësor në Shqipëri.

“Kjo është një vlerë e shtuar qoftë për bizneset, qoftë për pjesën e panairit. Kemi vënë re se interesi është tepër i lartë. Të gjithë vizitorët janë jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.“

Në panair marrin pjesë 9 kompani nga Holanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Austria. Janë përfshirë rreth 10 bashki shqiptare dhe shumë sipërmarrje vendase.

Fushat që mbulohen përfshijnë bujqësinë, blegtorinë, mekanikën bujqësore dhe bimët medicinale.

Vëmendje e veçantë i kushtohet certifikimit të produkteve shqiptare për tregun europian përmes standardit Global GAP.

“Ne kemi një gamë shumë të gjerë të arkave plastike, çka do të thotë që çdo eksportuesi dhe fermeri ne u vijmë në ndihmë me shumëllojshmërinë e arkave. Ky panair është shumë i nevojshëm për ne, sepse shumica e fermerëve nuk e dinin gamë tonë,” tha Evaldo Teqja, drejtori ekzekutiv i kompanisë Albtechplast.

Panairi shërben si një platformë bashkëpunimi mes fermerëve, ekspertëve dhe bizneseve.

Diskutimet përqendrohen në integrimin e produkteve shqiptare në zinxhirët furnizues të Bashkimit Europian.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›