E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëmtimi më i lehtë se sa pritej, Gjimshiti rikthehet në fushë kundër Leçes

Dëmtimi në kavilje i pësuar nga Berat Gjimshiti në ditën e Pashkëve në sfidën kundër Milanit në “San Siro” doli të ishte më pak i rëndë se sa pritej.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në tentativën për të penguar një goditje nga Rafael Leao dhe u rikthye në stërvitje mëngjesin e sotëm në Zingonia.

Rikuperimi i tij ka të ngjarë të vijë  për ndeshjen kundër Leçes: nëse ai kthehet në grup deri në seancën stërvitore të pasdites së nesërme, ai mund të jetë mes titullarëve të premten në mbrëmje në Bergamo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›