E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnje, Balluku: Bujqësia ka hyrë në një nivel shumë të lartë zhvillimi

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” rikthehet në qytetin e Lushnjës nën organizimin e Iceberg Exhibitions dhe me mbështetjen e Ministrsë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnje dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera.

Në ceremoninë e hapjes së  Panairit “Ditët e Bujqësisë 2025”, e pranishme Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku u shpreh se nuk është më thjesht një panair – por një platformë ndërkombëtare bashkëpunimi, një derë e hapur drejt bashkëpunimeve serioze dhe transferimit të njohurive moderne për fermerët shqiptarë.

“Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” po merr një tjetër përmasë këtë vit: kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të sektorit po vijnë për herë të parë në Shqipëri, duke konfirmuar rëndësinë strategjike që ka ky event për bujqësinë kombëtare dhe më gjerë. Për nga përmasat, pjesëmarrja dhe rëndësia, “Ditët e Bujqësisë 2025” nuk është më thjesht një panair – por një platformë ndërkombëtare bashkëpunimi, një derë e hapur drejt bashkëpunimeve serioze dhe transferimit të njohurive moderne për fermerët shqiptarë.”

Si drejtuese politike e qarkut të fierit, Balluk tha se, bujqësia do të akomodohet në ambarin e bujqësisë sikurse është Myzeqeja.

“Sot zëmra e bujqësisë është këtu në Lushnjë me të gjithë komponentët bujqësor, duke nisur me fermerët me pikat e grumbullimit. Me gjithë inovacionin që ka bujqësia sot , që janë mikro-kreditë , bimët medicinale, apo dhe te bankat e nivelit të dytë që ndodhen këtu. Këtu bujqësia ka shtëpinë e vetë sepse ne kemi tokën pjellore, kemi motin e favorshëm por bujqësia në vendin tonë ka kaluar në një tjetër nivel.”

Duke u ndalur në zhvillimet teknologjike dhe inovative që ka bërë vendi ynë në këtë sektor, Balluku theksoi se, “nëse ne flasim për një Shqipëri evropiane çdo sektor duhet të afrohet me Evropën. Ashtu sikurse kemi bërë me turizmin, me energjinë, me infrastrukturën dhe bujqësia nuk mund të jetë thjesht një traditë por duhet të futet në inovacion. Myzeqeja padyshim është hambari i Shqipërisë dhe këtu arrin të shikosh madhështinë e bujqësisë dhe sado që ta shpjegosh me fjalë, vetëm kur e shikon në terren se çfarë bëjnë njerëzit, dhe si bujqësia është e bazuar pothuajse në 50% të saj, se patjetër toka luan një rol shumë të rëndësishëm, po 50% e saj ka të bëjë me mundin e njerëzve, angazhimin e tyre dhe lidhjen që kanë me tokën.”

Si drejtuese politike e qarkut të Fierit, vijon ajo, kam pasur shumë kontakte me fermer dhe bujq të zonës ku ka shumë për të mësuar për bujqësinë. Kam takuar njerëz që e kanë çuar në një tjetër nivel këtë sektor.

“Një fermer i zonë më ka treguar që bimët medicinale nuk mblidhen maleve dhe kodrave por kultivohen me alternativat me të mira për të arritur parametrat që kërkon tregu ndërkombëtar sepse Shqipëria ka nisur që të eksportojë bimë mecidinale në Japoni, Kanada, Amerikë, gjermani dhe kudo. I referohem tregut të Japonisë si nivelin më të lartë dhe largësisë por dhe cilësisë i cili ky treg kërkon produkte dhe asortimente me një cilësi shumë të lartë. Nëse ne kemi hyrë në këto tregje do të thotë që bujqësia jonë ka hyrë në një nivel shumë të  lartë.”

Gjej rastin të falënderoj organizatorët, u shpreh Balluku, ku Iceberg Exhibitions është një kompani ekselente në tregun shqiptar.  Ndaj jam shumë e lumtur për këtë eksperiencë dhe pranin tuaj këtu por dhe të gjithë fermerëve të pranishëm sepse jam e bindur që përveç eksperiencës së fituar në këto katër ditë do keni dhe më shumë kontakte, do keni gjetur tregje të reja, do keni mësuar mënyrë dhe instrument të rinj për të rritur produktin dhe rendimentin tuaj. Këtë vit ka një risi dhe është hera e parë që kemi pjesëmarrjesh kompani evropiane.

Anila Denaj: Kemi ende shumë punë për të bërë. Jam e bindur që këto 1 mijë projekte do të jenë shumë të mirë përfaqësuara këtu nga Lushnja, Fieri dhe kudo ku ndodh bujqësia.

“Në 2013 ishim me 100 milionë euro eksporte në shumë pak tregje, sot jemi në 80 tregje elitare, jemi me 540 milionë euro në fund të 2024-s dhe kemi një objektiv ambicioz me 1 miliard euro në 2030-n. Ne flasim për sigurinë ushqimore, flasim për një skemë të rëndësishme të mbështetjes me shumë elementë të lidhura me sigurinë ushqimore, ajo që është jo vetëm pika e grumbullimit, e përpunimit, por i gjithë zinxhiri i sistemit laboratorik sepse edhe për qarkun tuaj ka një lajm të mirë sepse jemi duke punuar edhe me një projekt gati 20 milionë euro ku 7 qendra rajonale të pikave laboratorike do të mundësohen në 2 vitet e ardhshme dhe Lushnja do të ketë pikën e saj të fuqishme me pajisjet më moderne dhe shumë afër fermerëve.“-u shpreh ministrja Denaj.

/rtsh.al/

Në këtë panair priten të marrin pjesë rreth 80 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania, Hollanda, do të mirëpres mijëra vizitorë të interesuar për tu njohur me zhvillimet më të reja të sektorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›